AKTUALITET /

“Një herë në javë ushqim nga shtëpia”, përfaqësuesi i Helsinkit për transformimin e Metës: U habita kur e takova

Shkruar nga Versus

“Një herë në javë ushqim nga shtëpia”,  
Gjendja fizike e ish-presidentit Ilir Meta tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ditën e djeshme, pasi u vu re një ndryshim drastik në paraqitjen e tij. I dobësuar dhe me flokë të prerë shkurt e të thinjura, Meta u shfaq në kafazin e qelqtë ndryshe nga imazhi publik që ka pasur ndër vite. 

Për këtë situatë përfaqësuesi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Zylyftar Bregu, iënë emisionin "Top Story", ndau detaje nga takimi me Metën duke rrëfyer se ndryshimi fizik i ish-presidentit ishte i dukshëm dhe i papritur edhe për të në momentin kur dhe u takuan.

“Unë kam bërë një raport monitorimi dhe Helsinki do mbajë qëndrimet e veta, por disa gjëra, nisur edhe nga interesi i madh për shëndetin e tij, mund t’i them. Edhe unë u habita kur u ndesha me këtë gjendje të tij fizike, por gjatë bisedës me të dhe njohjes që kam rreth burgut mund ta shpjegoj”, ka thënë ai, duke shtuar më tej se kushtet e qëndrimit në paraburgim dhe rutina e “cunguar” e tij mund të kenë ndikuar në këtë gjendje.

Bregu tha se Ilir Metës i lejohet të marrë ushqim të freskët vetëm një herë në javë, dhe kjo sipas tij e detyron të menaxhojë vetë ushqimin për ditët e mbetura. Po ashtu ai ka theksuar se sistemi i burgjeve nuk vendon kufizime standarte për sasinë e ushqimeve që lejohen të dërgohen nga familjarët, mirëpo në rastin e Metës këto “rregulla” respektohen dhe ish-presidentit i peshohet dhe ushqimi që i sillet nga familjarët.

Pjesë nga fjala e Zylyftar Bregut:

Për shkak të një marrëveshjeje nuk mund të zbardh shumë detaje. Unë kam bërë një raport monitorimi dhe Helsinki do mbajë qëndrimet e veta, por disa gjëra, nisur edhe nga interesi i madh për shëndetin e tij, mund t’i them.

Edhe unë u habita kur u ndesha me këtë gjendje të tij fizike, por gjatë bisedës me të dhe njohjes që kam rreth burgut mund ta shpjegoj. Të burgosurit në një dhomë paraburgimi dhe këta njerëz që e quajnë veten shok buke bëjnë një kalendar që familjet t’u sjellin ushqimet në ditë të caktuara të javës, duke siguruar që të gjithë të hanë ushqim të freskët. Ndërsa zoti Meta qëndron i vetëm në qeli dhe autoritetet e burgut zgjedhin të bëjnë një sjellje shumë strikte dhe e lejojnë familjen që t’i çojë ushqim të freskët vetëm një herë në javë. Nga ana tjetër, ai refuzon të hajë ushqimin e burgut. Imagjinoni, me një herë në javë që i çojnë ushqim, është i detyruar që të jetë nikoqiri i vetes për një javë.

Struktura e Burgjeve në Shqipëri nuk e njeh kufizimin e kilogramëve, vetëm në raste specifike kur duhet të respektohet rigorozisht, dhe në këtë rast e përdorin. Domethënë, i çojnë ushqim të gatuar dhe me një masë kilogramësh. Meta u ankua se nuk bënte kohën e duhur të ajrimit; ajo gjendje tregon edhe mungesën e diellit. Dilte vetëm një herë në ditë. Jetonte i vetëm në qeli, edhe për shkak të një plani masash të marra ndaj tij.

Tags:

ilir meta

Poll