AKTUALITET /

Një histori dashurie shkak për ekzekutimin e 33 vjeçarit? Pista e hetimit për atentatin në Shkodër: U qëllua me 29 plumba

Shkruar nga Versus

Një histori dashurie shkak për ekzekutimin e 33 vjeçarit? Pista

Shkodër- Detaje të reja janë zbardhur nga pista e hetimit për vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Dragoç ku i riu Ramazan Mataj u ekzekutua brenda mjetit të tij “Benz”.

Dyshohet se ekzekutimi është kryer nga një person i vetëm i cili i kishte ngritur pritë të riut dhe ka zbrazur drejt tij 29 plumba. Autori është ulur në tokë dhe ka qëlluar fillimisht nga njëri krah i automjetit.

Ngjarja dyshohet se lidhet me një histori dashurie të mëparshme të 33 vjeçarit të ndjerë i cili punonte në ndërtim në Ulqin. I gjithë atentati ndodhi rreth 1.2 kilometra larg shtëpisë së viktimës i cili para një viti ishte kthyer nga Belgjika.

I riu nuk përshkruhej si person problematik, ndërsa i ati tha se 33 vjeçari nuk kishte pasur asnjë konflikt me askënd dhe se nuk e di arsyen që mund të ketë sjellë fundin tragjik të djalit të tij.

Grupi hetimor, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave që sollën ngjarjen e rëndë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: