AKTUALITET /

“Nuk ia dalim dot, të caktohet minimumi jetik”, paralajmërohet tjetër protestë e pensionistëve

Pensionistët kanë argumentuar se nuk do ia dilnin dot të kalonin muajin, nëse fëmijët e tyre nuk do t'i ndihmonin.

Shkruar nga Versus
“Nuk ia dalim dot, të caktohet minimumi jetik”,
Një prej protestave të pensionistëve

Pensionistët kanë njoftuar një tjetër protestë në vazhdën e revoltës së tyre ndaj qeverisë mbi mungesën e rritjes së pensioneve dhe përkeqësimin e cilësisë së jetesës.

Të martën, pensionistët pritet të mblidhen para kryeministrisë për të katërtën javë rresht duke kërkuar caktimin e minimumit jetik dhe pensione dinjitoze. Një gjë e tillë u bë me dije nga “Lëvizja Bashkë”, një prej organizatoreve të protestës. Në njoftimin e bërë, theksohet fakti se Shqipëria është vendi i fundit në rajon për nivelin e pensioneve dhe i pari për numrin e emigrantëve në raport me popullsinë.

“Ditën e martë në orën 10:00 mblidhemi sërish për të protestuar përpara kryeministrisë. Shqipëria është vendi i fundit në Evropë për nivelin e pensioneve dhe i pari për numrin e emigrantëve në raport me popullsinë.

Këta që na qeverisin dhe ata që na kanë qeverisur kanë menduar vetëm për të na vjedhur. Nuk kanë menduar asnjë ditë për pensionistët, për punëtorët, për shtresën e mesme apo sipërmarrësit e vegjël.

Lëvizja BASHKË dhe grupimi Pensionistët Bashkë iu bëjnë thirrje të gjithë pensionistëve dhe qytetarëve që të na bashkohen në protestën e katërt radhazi për pensione dinjitoze dhe minimum jetik”- thuhet në njoftimin e bërë.

Nga ana tjetër, përkundër protestave të pensionistëve, kryeministri Edi Rama vijon me takimet e tij me pensionistët në qytete të ndryshme të cilëve u ka shpjeguar përse qeveria nuk e ka të mundur ta bëjë rritjen e pensioneve realitet. Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: