AKTUALITET /

Nuk raportoi kriminin/ Dhunimi dhe vrasja e Egli Progës, Prokuroria merr nën hetim një tjetër person

Shkruar nga Versus
Nuk raportoi kriminin/ Dhunimi dhe vrasja e Egli Progës, Prokuroria merr
Egli Proga

Prokuroria e Korçës ka nisur hetime për një tjetër individ lidhur me vrasjen e Egli Progës. Shtetasi me inciale A.Sh është arrestuar në flagrancë i dyshuar për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’ dhe ‘Deklarime të rreme para oficerit të policisë gjyqësore’.

Ai, përveçse nuk e ka raportuar krimin, ka ofruar gjithashtu deklarata të pasakta para oficerëve të policisë. Këto informacionet do të jenë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të hetimeve.

Sipas njoftimit të prokurorisë Denis Meçe, i cili dyshohet si i përfshirë kryesor në ngjarje, ka dhënë një rrëfim që sqaron disa detaje të reja në lidhje me incidentin.

Hetimet kanë zbuluar se viktima nuk ka pësuar dhunë vetëm nga Meçe, por edhe nga Leonidha Guçe, i cili ka qenë present në lokal në momentin e ngjarjes fatkeqe. Prokuroria njofton se Guçe, i cili aktualisht është duke vuajtur masën e sigurisë "arrest me burg" për "moskallëzim të krimit," është vendosur nën hetim për "vrasje me dashje" në bashkëpunim.

Njoftimi i Prokurorisë:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Sh., i dyshuar për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’ dhe ‘Deklarime të rreme para oficerit të policisë gjyqësore’ parashikuar nga neni 300 dhe 305/b i Kodit Penal, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10.08.2024 ku shtetasi Egli Proga humbi jetën si pasojë e goditjeve të marra.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1466, të datës 12.08.2024, regjistruar për veprën penale ‘Vrasje me dashje’ ndaj shtetasit në hetim D.M., të dhëna të reja kanë dalë në dritë pas rrëfimit të të pandehurit dhe ballafaqimit të të akuzuarve të përfshirë në këtë ngjarje.

Nga hetimet, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, arriti të zbulojë se viktima, shtetasi E.P., është goditur dhunshëm jo vetëm nga shtetasi D.M., por edhe nga shtetasi L.G. i cili ka qenë i pranishëm në të njëjtin lokal në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Për rrjedhojë, ky shtetas, aktualisht me masë sigurie ‘Arrest në burg’ për veprat penale ‘Moskallëzim krimi’ dhe ‘Deklarime të rreme para oficerit të policisë gjyqësore’, tashmë është nën hetim për veprën penale ‘Vrasje me dashje’ e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76 e 25 i Kodit Penal.

Në analizë të akteve të administruara në këtë procedim penal, rezultoi se arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Sh., u bë në përputhje me kriteret ligjore, pasi duke qenë në cilësinë e dëshmitarit okular të ngjarjes së datës 10.08.2024, ku ka mbetur i vdekur viktima shtetasi E. P., ai me dashje dhe me qëllim ka mbuluar një prej autorëve të kësaj ngjarje, e më konkretisht shtetasit L. G. me të cilin kishte marrëdhënie të ngushta shoqërore. Ky shtetas, jo vetëm që nuk ka kallëzuar krimin e ndodhur, por ka dhënë deklarime të rreme para oficerit të policisë gjyqësore, duke mohuar në mënyrë kategorike se ndaj viktimës ishin kryer veprime të dhunshme në brendësi të lokalit “Stropcka”.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: