AKTUALITET /

"O budalli i xhaxhit, mos u ekspozo, gjuaj në bark", zbardhen bisedat mes Astrit Avdylajt dhe nipit të tij

Në 2020-ën, Avdylajt komunikojnë për eleminimin e personazheve të tjerë të ish-bandës së Durrësit, ndërsa më pas Astrit Avdylaj i bën thirrje nipit të tij, Aldo Avdylajt që fillimisht të ekzekutonin Edmir Bregun, që e quanin "maloku".

Shkruar nga Versus
"O budalli i xhaxhit, mos u ekspozo, gjuaj në bark", zbardhen
Astrit Avdylaj

Në dosjen e SPAK ku u zbuluan planet e Rrumit të Shijakut dhe grupit të Astrit Avdylajt për eleminimin e personazheve të tjerë të botës së krimit, janë zbardhur edhe mesazhet mes Astrit Avdylajt dhe nipit të tij, të shumëkërkuarit me rrezikshmëri të lartë, Aldo Avdylaj.

Astrit Avdylaj i jep këshilla nipit të tij lidhur me mënyrën sesi të kryejë ekzekutimet, mes të cilave përmendet edhe Plarent Dervishaj. Ndërsa i bën thirrje që të ketë kujdes dhe të mos ekspozohet.

“Ca ben e budalli i Xhaxhit. Kujdes Mos u ekspozo, ok. Kujdes. Lenti ka bet. Knej. Osht. Jam dush. Me goj. Se ka shiet. Po. Meru me lacen. Mos te dall emri Olit. Jo me Olin. Kupto. Me ngjo ka ka nji her. Me lacen. Dhe duet kujdes. Mos bëj zhurm Kujdes, Lenti ku osht, ok. Bier fort. Lentit. Mos e ruj per asgje. Bjeri e ke ok ka mua Lentit. Ok, ca dush bej. Me durrsaket. Po me men, Bleri lentit, Ne kok. Masken ne kok. kudo qe te shkosh. Dorezat. Mos hec shum Pese metra. Kupto, Kur te dalesh per pun. Me skafanta. Gjuj në bark. Foi me Lacen per plazhin. Shpin ja din. Kshu qe mos e vono”, i shkruan Avdylaj nipit.

Më datë 11 korrik 2020, Aldo Avdyli bisedon me xhaxhain e tij, teksa ky i fundit e porosit që të bëjë goditje fatale.

“Ca u ba.Per Lentin.Spo kuptoj Asgje rumi ka njerz kupto. Kshu qe te jemi te zgjuar. Mos te vresesh njerez kot. Per mendimin tim. Ok me terezi. Doli. Jepni drejtim. Te jeni te sigurt. Kaq. Lekt tern. Mos bej zhurm. Vepro.Dhe qet. A me ngjo. Mua. Ok. Mos u ekspozo. Dhe gjuajtje fatle. Duet kujdes. Thuj rumit. Kujdes. Kur ti gjumi. Ke poja. Asgje spo kuptoj. Ca poja. Ca po thu. Pse nuk shkoni me pojen. Kujdes Me goj. Poja nuk osht i keq…”, i shkruan Astrit Avdylaj- Aldo Avdylajt.

Ndërsa më tej në bisedë duke qenë se nuk kishin patur sukses në planet për të ekzekutuar personazhet e tjerë të botës së krimit, Avdylaj i thotë nipit të tij që të ketë prioritet vrasjen e Edmir Bregut, të vrarë më 2021-in, të cilit i referohet si “maloku”.

“Co po ben…si je..ti… Kupto ajo…se me cmen… Me muhabet…te folime… Shiko hallen fat… Se aty nuk po shikoj gje un vec plane….ngjove..ajo…ne duet te ishim ke punet tona… Jo ke premtimet…. Te bejm punet tona… Malokun… Plazh… Kto jan pun tona… Me ngio mua… Kur tna puqen Gjerat… Me kto tjert”, i shkruan Avdylaj-nipit. Versus.al

Poll