Live Updates /

Përgjimet e dosjes së Rrumit: "Po na erdhi Rama, na fiku…Duhen 10 viktima brenda vitit”. Si nisi hetimi nga një telefon, roli i vëllait të deputetit të PS-së

SPAK ka zbuluar një skemë kriminale të drejtuar nga Aleksandër Laho, i njohur me nofkën “Rrumi”, i cili dyshohet se ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme një numër të madh pronash në bregdetin e Durrësit. Në këmbim të këtyre pronave, ai i kishte premtuar ndihmë Aldo Avdylit për të eliminuar kundërshtarët e tij. Në aktet hetimore të SPAK, zbardhen përgjime të bisedave mes Lahos dhe Elidon Avdylit, i njohur si Aldo Avdyli, ku qartësohet qëllimi: eliminimi i tre emrave të njohur të botës së krimit në Durrës – Lulzim Berisha, Edmond Koçi (Mond Çekiçi) dhe Plarent Dervishaj. Përfshihet edhe politika në diskutimin e përgjuar. Aldo i kujton “Rrumit” se kryeministri Edi Rama do të kandidojë për deputet në Durrës, çka mund të prishë planet e tyre. * Falsifikime pronash në Lalëz, përgjimet: "Kemi ndërhyrë tek Volumet e Hipotekës, jo te..."

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

SPAK ka zbuluar një skemë kriminale të drejtuar nga Aleksandër Laho, i njohur me nofkën “Rrumi”, i cili dyshohet se ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme një numër të madh pronash në bregdetin e Durrësit. Në këmbim të këtyre pronave, ai i kishte premtuar ndihmë Aldo Avdylit për të eliminuar kundërshtarët e tij. Në aktet hetimore të SPAK, zbardhen përgjime të bisedave mes Lahos dhe Elidon Avdylit, i njohur si Aldo Avdyli, ku qartësohet qëllimi: eliminimi i tre emrave të njohur të botës së krimit në Durrës – Lulzim Berisha, Edmond Koçi (Mond Çekiçi) dhe Plarent Dervishaj. Përfshihet edhe politika në diskutimin e përgjuar. Aldo i kujton “Rrumit” se kryeministri Edi Rama do të kandidojë për deputet në Durrës, çka mund të prishë planet e tyre. * Falsifikime pronash në Lalëz, përgjimet: "Kemi ndërhyrë tek Volumet e Hipotekës, jo te..."

3 Postime
1 ORE ME PARE

"Poçi", vëllai i deputetit të PS-së në dosjen e Rrumit: "Me na dal përgjimet, blejmë armë e dalim në mal..."

Përgjimet e dosjes së Rrumit: "Po na erdhi Rama, na
Një prej dosjeve më të ndjeshme të SPAK, që lidh botën e krimit me njerëz pranë pushtetit politik, ka nxjerrë në dritë të dhëna tronditëse për vrasjen me paramendim të Edmir Bregut, i njohur edhe si Ilir Kuçi (Maloku), ngjarje e ndodhur më 24 janar 2021 në qytetin e Durrësit.

Sipas dosjes së siguruar nga Versus.al, vrasja është rezultat i një plani të mirëorganizuar kriminal, me urdhërues, financues, vëzhgues dhe ekzekutorë të përfshirë në çdo hallkë të zinxhirit të krimit. Në mesin e emrave të identifikuar, bie në sy edhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist të Durrësit, Loer Kume, i cili sipas hetimeve, ka luajtur rolin e vëzhguesit dhe bashkëpunëtorit në dijeni të plotë për përgatitjet e krimit.

Përgjimet e dosjes së Rrumit: "Po na erdhi Rama, na

Vrasja e Edmir Bregut: Plani dhe ekzekutimi

Më 24 janar 2021, rreth orës 17:15, në lagjen nr. 16 të Durrësit, pranë lokalit të shtetasit Fatmir Kazazi, persona të armatosur që udhëtonin me një mjet tip Renault, ngjyrë e zezë, hapën zjarr ndaj Edmir Bregut, duke përdorur një armë automatike model 56, kalibër 7.62 mm.

Në vendngjarje u sekuestruan 54 gëzhoja dhe një predhë, ndërsa Bregu ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Prokuroria e Durrësit regjistroi procedimin penal për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, ndërsa më vonë, çështja u bashkua me një hetim më të gjerë të SPAK për një strukturë të organizuar kriminale.


Struktura e grupit dhe rolet e ndara

Sipas dosjes, krimi është organizuar nga një rrjet ku përfshihen emra të njohur të botës së krimit në Durrës dhe më gjerë:

Elidon Avdyli (Aldo Avdyli) – Porositës, financues dhe organizator i vrasjes
Astrit Avdyli (xhaxhai i Elidonit) – Bashkë-urdhërues
Ermir Dedja – Ekzekutor dhe koordinator në terren
Alfred Doka – Vëzhgues dhe bashkë-ekzekutor
Enea Kume – Vëzhgues dhe person në dijeni të plotë për organizimin e vrasjes
Aleksandër Laho (Rrumi) – Në dijeni të planit kriminal dhe kontakt mbështetës

 

Përgjimet e dosjes së Rrumit: "Po na erdhi Rama, na
Enea Kume


Roli i Enea Kumes dhe lidhjet e tij me “Rrumin”

Enea Kume, sipas hetimeve, ishte i përfshirë drejtpërdrejt në ndjekjen e viktimës dhe në koordinim të veprimeve me Elidon Avdylin dhe Ermir Dedjën. Ai rezulton përdorues i dy profileve në aplikacionin Sky ECC, një platformë që grupet kriminale përdornin për të komunikuar në mënyrë të koduar.

Në komunikime të datës 2 korrik 2020, Kume shfaqet i shqetësuar për mundësinë e zbërthimit të aplikacionit EncroChat dhe ndikimin që kjo do të kishte në ekspozimin e tyre penal.

Ai shkruan: "Po ca pune do na dali me enkron... Ne që s’na janë kap në dorë për pi* motres kan ik... Ato janë, ça i kapin në dorë... Po ai ka maru pun e dak…"
Më tej, ai sugjeron të fshihen: "Bashkohemi, blejmë ca armë dhe rrijmë në mal, vëlla... S’ka zgjidhje tjetër..."
Përfshirja në trafik droge dhe komunikimi me Aleksandër Lahon
Nga hetimi del se Kume ishte nën hetim edhe për trafik droge. Në qershor 2020, gjatë një kontrolli në banesën e tij, policia gjeti një peshore me mbetje lëndësh narkotike dhe çelësa të një makine ku u zbuluan 10 qese plastike me drogë.

Në një komunikim më 22 qershor 2020 me Aleksandër Lahon (“Rrumi”), Enea Kume i kërkon ndihmë për situatën dhe përmend avokaten Liljana Tanko dhe një prokurore me emrin “Enkeleda”, që më pas u identifikua si prokurorja Enkeleda Xhonge.

Emri “Poci” dhe identifikimi në dosje

Enea Kume njihej me nofkën “Poci”, dhe ky emër përmendet në disa biseda ndërmjet Elidon Avdylit dhe të tjerëve, ku thuhet se Kume ishte shpallur në kërkim dhe nuk duhej ekspozuar në publik.

Në një rast, Elidon Avdyli thotë: “Poci o kërkim o dal. Ka 20 ditë.”
Një dëshmitar, Enio Duka, ka identifikuar Kumën si personin nga i cili kishte blerë lëndë narkotike, çka konfirmon përfshirjen e tij në veprimtari të paligjshme edhe përtej vrasjes së Bregut.

Takimet, koordinimi dhe shfaqja te “Rrumi”

Përmes komunikimeve në Sky ECC, del që Kume dhe Avdyli kanë koordinuar takime me Arben Merkurin (Skavo) dhe më pas janë takuar në banesën e Aleksandër Lahos, që sipas dosjes shërbente si pikë takimi e grupit kriminal.

Hetimet e SPAK: Një rrjet me ndikim dhe lidhje politike

SPAK ka dokumentuar jo vetëm organizimin e vrasjes, por edhe përpjekjet për fshehje, ndërhyrje dhe sigurim të mbështetjes ligjore nga aktorë që ende janë nën hetim për përfshirje apo favorizim të krimit të organizuar. Në bazë të të dhënave nga Franca dhe analizës së komunikimeve të Sky ECC, SPAK po vijon hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorë të tjerë, përfshirë zyrtarë vendorë dhe të drejtësisë, që mund të kenë ndihmuar në pengimin e drejtësisë apo sigurimin e mbrojtjes për anëtarët e grupit./ VERSUS / 

2 ORE ME PARE

Dosja e “Rumit”, përgjimet/ Si atentati ndaj ish-prokurorit Arian Ndoji zbuloi masakrën me pronat

Përgjimet e dosjes së Rrumit: "Po na erdhi Rama, na
Zbardhen detaje të reja nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj Aleksandërh Lahos, i njohur si “Rrumi”, i akuzuar për përfshirje në një skemë kriminale për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Durrësit.

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur një rrjet të gjerë veprimtarie kriminale që përfshin falsifikime dokumentesh pronësie, korrupsion dhe shpërdorim detyre, të organizuar nga një grup i strukturuar kriminal ku një ndër figurat kyçe është Aleksandër Laho, i njohur me nofkën “Rrumi”.

Procedimi penal nr. 235 i vitit 2020 është regjistruar në vijim të hetimeve për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në nëntor të vitit 2019, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku dhe u plagos vetë prokurori, së bashku me Aleksandër Lahon që ndodhej në të njëjtin mjet.

Përgjimet e dosjes së Rrumit: "Po na erdhi Rama, na

Telefoni që zbuloi gjithçka
Pikënisja e hetimeve për tjetërsimin e pronave ka qenë një telefon Samsung, i sekuestruar në automjetin që transportoi të plagosurit në spital. Telefoni kishte një kartë memorje me foto, dokumente dhe materiale që çuan në zbardhjen e falsifikimeve në ZVRPP Durrës dhe ndërhyrjeve në volume zyrtare të regjistrimit të pasurive.

Në skedarin "Të dhënat e ruajtura", hetuesit gjetën rreth 150 foto të dokumenteve që lidhen me pasuri të regjistruara në mënyrë të dyshimtë në ZK 2375 Lalëz, dhe që më pas rezultuan me ndërhyrje në zërat kadastralë, duke ngjallur dyshime serioze për falsifikim.

Si rezultat, u sekuestrua volumi nr. 4 i kësaj zone dhe gjatë kontrollit rezultoi se një sërë pasurish ishin regjistruar mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara. Kjo përfshin pasuri me numra si: 151/4, 169/6, 176/8, 146/1, 149/4, 145/4, 145/5, 145/6, 144/7 dhe 148/2.

“Mos i çojnë për ekspertim, do na hapen probleme”

Në vijim të hetimeve, një pjesë thelbësore e provave është marrë nga komunikimet në platformën e enkriptuar SkyECC, që përdorej nga anëtarët e grupit për të shmangur përgjimet.

Në një bisedë të datës 25 shkurt 2021, në orën 19:15, përdoruesi i identifikuar si Vullnet Muça (PIN: 1D6EOD) i shkruan Aleksandër Lahos (PIN: L629B3) se do takojë “Benin” për t’i marrë emrat dhe volumet që ka kërkuar prokuroria.

Debati vijon me shqetësim të qartë për kontrollin e materialeve:

Rrumi: “Janë ato që kam pas unë në telefon?”
Neti: “Po, janë ato.”
Rrumi: “Të shpresojmë mos i kanë çuar për ekspertim, se do na hapen probleme.”
Neti: “Ne s’kemi ndërhyrë te firmat dhe vulat.”
Rrumi: “Te AMTP-të jo, po te volumet kemi ndërhyrë.”
Kjo bisedë, sipas SPAK, tregon njohuri të plotë të dyshuarve për manipulimin e dokumentacionit zyrtar dhe shqetësimin për implikimin e tyre në hetime.

Grupi kriminal dhe struktura

Nga hetimi ka rezultuar se pasuritë janë regjistruar në mënyrë të paligjshme me bashkëpunimin e punonjësve të ZVRPP-së dhe ekspertëve privatë, ndërkohë që Laho dhe të afërmit e tij kanë qenë përfitues direkt të pasurive me dokumente të falsifikuara.

SPAK ka arritur të dokumentojë veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal, ku përveç Aleksandër Lahos dhe Vullnet Muçës, përmenden edhe persona të tjerë të përfshirë në prodhimin dhe përdorimin e dokumenteve false.

Hetimet janë në vijim dhe pritet që Prokuroria të paraqesë kërkesa për masa sigurie për të përfshirët në këtë skemë.

4 ORE ME PARE

“Po na erdhi Rama, na fiku…O vlla duhen 10 viktima brenda vitit ” Përgjimet e grupit të “Rrumit”

Përgjimet e dosjes së Rrumit: "Po na erdhi Rama, na

Një tjetër grup i rrezikshëm kriminal ka rënë në rrjetën e SPAK, pas një hetimi të thelluar që ka zbuluar një skemë të gjerë tjetërsimi pronash në bregdetin e Durrësit, të shoqëruar me plane për eliminimin fizik të kundërshtarëve.

Në qendër të kësaj strukture kriminale qëndron Aleksandër Laho, i njohur me nofkën “Rrumi”, i cili akuzohet për përvetësim të paligjshëm të një numri të madh pronash, të cilat më pas i përdorte si monedhë shkëmbimi për të blerë besnikëri dhe për të urdhëruar vrasje.

Në aktet hetimore të SPAK, zbardhen përgjime të bisedave mes Lahos dhe Elidon Avdylit, i njohur si Aldo Avdyli, ku qartësohet qëllimi: eliminimi i tre emrave të njohur të botës së krimit në Durrës – Lulzim Berisha, Edmond Koçi (Mond Çekiçi) dhe Plarent Dervishaj.

Në një bisedë të datës 14 shtator 2020, Rrumi i shkruan Aldos:

“Kta e xhirojnë lojen e qytetit… te tjeret pastaj jan pasiva… te pa rencishem”.
Duke e mbështetur, Aldo i përgjigjet:

“Po je fiks fare e vlla… Kjo esht sta fut njeri ty për terren… e për men… Po ka maru, ata jan… Po Lul Çeke them un… Lulit… i bim direct… Ai e don… Vetëm venose ti”.
Në bisedë, Laho më pas sugjeron që të nisë me Edmond Koçin (Mond Çekiçin), pasi sipas tij, ai është “truri në terren” i grupit rival:

“Heqim Mondin të parin… se ai është menja e tyre në rrugë”.
Më tej, Aldo Avdyli shton se planet për eliminime janë të shumta:

“O vlla, duhen 10 viktima mrena vitit… Po na erdhi ky Rama kty… e zbejm dot shum dome… se do na fiki…”
Në këtë pikë, përfshihet edhe politika në diskutim. Aldo i kujton “Rrumit” se kryeministri Edi Rama do të kandidojë për deputet në Durrës, çka mund të prishë planet e tyre.

Laho i përgjigjet:

“Ajo më ka djeg shumë dhe mua… Rama… Po erdhi aty na paralizoi pak… E kam mendu direkt që atë ditë që e mora vesh”.
Për të siguruar bashkëpunimin e Avdylit, Aleksandër Laho i ofron si shpërblim sipërfaqe të mëdha pronash luksoze në bregdet – prona të përfituara përmes falsifikimeve, tjetërsimeve dhe lidhjeve me zyrtarë vendorë.

SPAK ka goditur strukturën kriminale që drejtohej nga Laho, në të cilën bëjnë pjesë edhe: Vëllai i tij, Vullnet Muça, Shoferi Agron Bejdolli, Vlash Brahja, si dhe persona të tjerë me role të ndara.
Hetimi hodhi gjithashtu dritë mbi vrasjen e Edmir Bregut, një krim që dyshohet se është kryer për motive hakmarrjeje dhe është urdhëruar nga Astrit Avdyli dhe Aldo Avdyli.

Në këtë vrasje, dyshohet të jetë përfshirë edhe Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Loer Kume, një tjetër hallkë që SPAK po heton për rolin dhe dijeninë e tij në ngjarje.

Hetimet vijojnë ndërsa SPAK ka vendosur sekuestrimin e disa pasurive dhe është në ndjekje të çdo lidhjeje që çon drejt zbulimit të bashkëpunëtorëve institucionalë që mund të kenë lehtësuar skemat kriminale në Durrës.

Poll