AKTUALITET /

Objekti i fundit për t'u prishur, për herë të parë në Theth do të përdoret shpërthim me tritol

Ndryshe nga ditët e mëparshme, ku u shemb vetëm një shtëpizë druri, këtë herë është vendosur të përdoret lëndë plasëse për shkak të strukturës së objektit.

Shkruar nga Versus
Objekti i fundit për t'u prishur, për herë të parë
Pamje nga Thethi

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Theth kanë mbërritur forcat e IKMT-së dhe njësitë xheniere të Forcave të Armatosura për të realizuar shembjen e një godine trekatëshe – objekti i fundit në listën e ndërtimeve pa leje në këtë zonë.

Ndryshe nga ditët e mëparshme, ku u shemb vetëm një shtëpizë druri, këtë herë është vendosur të përdoret lëndë plasëse për shkak të strukturës së objektit. Specialistët e xhenios po kryejnë vlerësimet teknike për përgatitjen e shpërthimit të kontrolluar.

Ndërkohë, në afërsi të ndërtesës që pritet të shembet ndodhet edhe banesa e familjes Çerkaj, e pajisur me leje ndërtimi. Autoritetet po marrin masa për të garantuar sigurinë në zonën përreth gjatë operacionit./Versus.al

Poll