POLITIKË /

VIDEO/ Mbi 70 objekte të prishura, kur ministrja Kumbaro krenohej në Parlament me turizmin në Theth: Kemi 2000 mijë shtretër në bujtina...

E ndërkohë që shumë banesa janë prishur në mes të sezonit, kohë më parë ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro  krenohej në parlament me zhvillimin që sipas saj kishte marrë Thethi. 

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Mbi 70 objekte të prishura, kur ministrja Kumbaro krenohej në
Foto montazh: Mirela Kumbaro dhe pamje nga Thethi

Ditën e sotme ka përfunduar aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje në fshatin turistik Theth.

Nga ky aksion mbi 70 objekte janë shkatërruar ndërsa fadromat iu kanë lënë vendin ushtrisë të cilët do të nisin procesin e pastrimit.

E ndërkohë që shumë banesa janë prishur në mes të sezonit, kohë më parë ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro  krenohej në parlament me zhvillimin që sipas saj kishte marrë Thethi. 

‘Shikoni Thethi e paimagjinueshme që sot në Theth kemi 2000 mijë shtretër në bujtina që vijnë vetëm për ekoturizëm, vetëm për natyrën.' shprehej ministrja Kumbaro në parlament. /Versus.al

 

 

 

 

Poll