Alkida Llakaj, vajza e aktorit të njohur të humorit Agron Llakaj, ka ndarë një rrëfim shumë personal gjatë pjesëmarrjes së saj në emisionin “Top Story”.
Ajo foli për një nga periudhat më të vështira në jetën e familjes së saj – momentin kur morën lajmin për diagnozën e rëndë të nënës. Alkida tregoi se dhimbja dhe tronditja e asaj dite shënuan fillimin e një sfide të thellë emocionale për të gjithë familjen.
“Janë tre vite sfidë për ne, prej kur në korrik morëm këtë lajm fatkeq për mamanë. Që atëherë, çdo ditë është një pikëllim i madh. E kemi humbur boshtin e familjes. Postimet e babit nuk janë thjesht fjalë, ato janë një dëshmi e dashurisë dhe humanizmit të tij. Edhe kur duhet të jetë jashtë Tiranës, më thotë: Tek mami jam, dhe unë shkoj pa pritur urdhër.”- rrëfeu Alkida.
Ajo e përshkroi babain si një njeri me një dimension të jashtëzakonshëm njerëzor, duke theksuar lidhjen e fortë që ka me të dy prindërit, të cilët i mban gjithmonë afër zemrës së tij.







