AKTUALITET /

Ofroi garanci pasurore për të lënë qelinë, sot Apeli i GJKKO shqyrton kërkesën e Veliajt

Kreu i bashkisë më të madhe të vendit mbahet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti.

Shkruar nga Versus
Ofroi garanci pasurore për të lënë qelinë, sot Apeli i
Erion Veliaj

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj do të dalë sot para gjykatës së Apelit të Posaçëm ku ka dorëzuar kërkesën për ndryshimin e masës “arrest me burg”.

Seanca do të nisë në orën 14:00 me gjyqtar Engert Pëllumbin, të njëjtin që më herët e ka lënë në qeli kreun e bashkisë. Veliaj ka ofruar një garanci pasurore pa përcaktuar një shumë të saktë në mënyrë që të bëhet i mundur ndryshimi i masës së sigurisë.

Që prej 10 shkurtit, Veliaj mbahet në paraburgim nën akuzat e korrupsionit në 9 raste dhe pastrimit të parave. Gjatë hetimeve për të, ndaj tij u shtua edhe akuza e futjes së sendeve të paligjshme në qeli pasi gjatë kohës që transportohej në gjykatë, kishte përdorur telefonin e një polici për të folur me gruan e tij.

Sipas avokatëve të Veliajt, nuk ekzistojnë rrethanat për mbajtjen në burg të kryebashkiakut i cili prej muajsh tashmë është ‘banor’ i Durrësit duke qenë se aty mbahet në paraburgim. Versus.al

Poll