Tiranë- Një operacion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet me qëllim goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Aksioni i zhvilluar gjatë natës ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit ndërsa deri më tani janë lëshuar 34 masa sigurie prej të cilave janë ekzekutuar 27. Në kuadër të operacionit forcat policore kanë sekuestruar edhe lëndë narkotike.
Ndërsa operacioni është ende në vijim, policia pritet të dalë me komunikatë zyrtare lidhur me arrestimet dhe drogën e sekuestruar. Versus.al








