AKTUALITET /

Operacion i madh policor në Fushë-Krujë pas arrestimit të Imer Krrashit, një tjetër person në pranga

Shkruar nga Versus
Operacion i madh policor në Fushë-Krujë pas arrestimit të
Imer Krrashi

Pas arrestimit të 31-vjeçarit Imer Krrashi, i njohur si “i forti i Niklës”, në afërsi të Saukut, forca të shumta policie kanë kryer një operacion të posaçëm në Fushë-Krujë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë operacionit është arrestuar një person tjetër, identiteti i të cilit dhe rrethanat e prangosjes nuk janë bërë ende publike.

Imer Krrashi është i afërt me Marklen Hakën dhe Edison Pulën, pjesë e grupit kriminal të Niklës, një nga bandat më të rrezikshme në zonë. Ai rezulton gjithashtu i dënuar më parë në Itali për vjedhje.

31-vjeçari u përpoq të arratisej nga forcat e “Shqiponjës” pas ndalimit për kontroll në zonën e Liqenit të Thatë, duke pasur me vete armë zjarri. Gjatë tentativës, Krrashi përplasi 9 automjete dhe një motor ku po udhëtonte një polic jashtë shërbimit me bashkëshorten e tij, e cila aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nuk dihet nëse personi i arrestuar gjatë operacionit ka lidhje direkte me Imer Krrashin. Më shumë detaje priten të bëhen publike në vijim.

Poll