AKTUALITET /

Operacioni “Flakë në Det”/ SPAK kërkon deri në 16 vite burg për ‘Baronin’ e drogës Gëzim Çela dhe 12 të tjerë

SPAK kërkon dënimin e 13 personave, përfshirë edhe ‘Baronin’ e drogës, Gëzim Çelën, në kuadër të operacionit “Flakë në Det”, që goditi një grup kriminal të strukturuar për trafik droge në rrugë detare dhe tokësore. Pretenca e prokurorisë përfshin akuzat për “Trafikim të narkotikëve në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

Shkruar nga Versus
Operacioni “Flakë në Det”/ SPAK kërkon deri në
Gëzim Çela

SPAK kërkon dënimin e 13 personave, përfshirë edhe ‘Baronin’ e drogës, Gëzim Çelën, në kuadër të operacionit “Flakë në Det”, që goditi një grup kriminal të strukturuar për trafik droge në rrugë detare dhe tokësore. Pretenca e prokurorisë përfshin akuzat për “Trafikim të narkotikëve në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

Lënda narkotike, që nisej nga zona e Patokut, transportohej në vende të BE-së, me një operacion shkëmbimi droge në det të hapur, ku një velierë me emrin “Vilua” luante rol kyç. Dy shtetas të huaj që transportonin drogën tentuan t’i vënë flakën mjetit pasi pikasën policinë, duke u përpjekur të largoheshin me një varkë shpëtimi, por u arrestuan.

Dënimet e kërkuara nga SPAK janë:

Gëzim Çela: 16 vite burg (ose 10 vite e 8 muaj në gjykim të shkurtuar)
Arlind Ismailukaj: 15 vite (ose 10 vite e 8 muaj në gjykim të shkurtuar)
Nerim Çela: 14 vite (ose 9 vite e 4 muaj)
Arben Dalipaj: 14 vite (ose 9 vite e 4 muaj)
Kyrylo Ponomarenko: 13 vite (ose 8 vite e 4 muaj)
Të tjerët kërkohen me dënime nga 12 deri në 14 vite, duke përfshirë edhe shtetas ukrainas.
Seanca e ardhshme ku do të zhvillohet mbrojtja e të pandehurve është caktuar për më 27 qershor, ora 11:30.

Skema e trafikut në Fushë Kuqe dhe roli i ish-policit

Operacioni nisi falë informacionit për një shkëmbim droge në det në zonën e Patokut  ku do shkëmbehej kanabis me kokainë. Ish-policia Amarildo Ismailukaj u zbuluar si pjesë e rrjetit, duke dhënë me qira gomonet për transportin e hashashit, që në këmbim merrte kokainë nga dy ukrainas. Shkëmbimi bëhej në det të hapur, ndërsa droga e shkëmbyer dorëzohej në restorantin “Royal Blue” në Patok, pronë e nipit të Gëzim Çelës, Nderim Çelës.

Dritan Metaj, shefi i komisariatit të Kurbinit, që u arrestua në operacion, dyshohet se shoqëronte ‘Baronin’ e drogës dhe trafikantët e tjerë. Pasi u kapën ukrainasit, ata i vunë flakën kanabisit dhe u përpoqën të largoheshin, ndërsa skafisti Dalipaj u arratis, duke marrë edhe kokainën.

Gjatë operacionut u bë i mundur sekuestrimi i vetëm 28 kg kanabis, pasi ngarkesa tjetër u dogj nga dy ukrainasit Kyrylo Ponomarenko dhe Kosiantyn Biello sapo pikasën forcat e policisë së shtetit dhe Guardia di Finanzian.

Sipas dosjes gjithçka u planifikua në restorantin në pronësi të Nerim Çelës, nipi i baronit të kokainës Gëzim Çela. Ambienti luksoz, përdorej si ‘depo’ e drogës. Nga hetimet Besnik Brokeri së bashku me Arben Dalipin (skafisti) u nisën të dy nga restoranti në fjalë me kanabisin dhe do të kthenin po aty kokainën që do shkëmbenin në det.

Operacioni “Flakë në Det”/ SPAK kërkon deri në
Skafisti, Agron Dalipaj (ende në kërkim)

Përmbledhje e arrestimeve dhe hetimeve

Më 15 gusht 2023, u arrestuan 6 persona, mes tyre 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas, pjesë e grupit kriminal që trafikonte drogë nga Turqia në Shqipëri dhe më tej në BE.
Në 9 tetor 2023, u arrestua Dritan Metaj, shefi i komisariatit të Kurbinit.
Në dhjetor 2023 në Kosovë u arrestua Gëzim Çela, i konsideruar një nga kokat kryesore të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë, pas disa muajsh hetime.
Mbrëmjen e 15 gushtit në detin Adriatik, në një shkëmbim droge të 23 kg kokainë me kanabis, dy ukrainasit u kapën pasi dogjën velierën për të fshehur provat.
SPAK ka sekuestruar pasuritë e Gëzim Çelës, përfshirë kompleksin “Royal Blue” në Patok të Kurbinit. Versus.al

Poll