Është mbyllur pas 3 orësh protesta e PD-së dhe opozitës në mosbindjen civile të thirrur disa ditë më parë.
Pas dy orësh proteste e qetë, rreth orës 19:00 nisën dhe përplasjet me policinë, ku protestuesit të acaruar provokuan uniformat blu që ishin në gadishmëri.
Në Elbasan pati edhe përplasjen më të ashpër, ku policia ndërhyri që të hapë rrugën
Duke nisur nga ora 17:00 deri në orën 19:50, Partia Demokratike dhe mbështetësit e saj kanë bllokuar akset rrugore të vendit nga veriu në jug, në 6 nyje nevralgjike si Kthesa e Kamzës, rrethrrotullimet e Shkozetit, Bradasheshit, Levanit dhe Rrogozhinës, si dhe kryqëzimi i Milotit.








