AKTUALITET /

Paaftësi apo tentativë për të fshehur ngjarjen? Veprimet flagrante të policisë lënë në ‘terr’ vrasjen e 14 vjeçarit

Policia është rikthyer edhe njëherë në vendngjarje dhe ka sekuestruar pamje të tjera filmike për të zbuluar nëse bëhet fjalë për 2 autorë të përfshirë. Mesa duket u desh një intervistë televizive që një gjë e tillë të ndodhte.

Shkruar nga Versus

Paaftësi apo tentativë për të fshehur ngjarjen? Veprimet

Në çdo ngjarje kriminale, policia pasi arreston autorin e dyshuar punon edhe për zbardhjen e personave që mund të kenë bashkëpunuar në krim, duke marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët në vendngjarje.

Por një praktikë e tillë duket se nuk është zbatuar nga policia e shtetit në ngjarjen që tronditi vendin, në vrasjen me thikë të 14 vjeçarit M.C, krim që nxorri zbuluar pasigurinë e fëmijëve nëpër shkolla.

Si autor i vrasjes, u arrestua 14 vjeçari M.P ndërsa thika që dyshohet se u përdor për krimin, u gjet ditë më vonë pas ngjarjes. Por teksa e gjithë vëmendja është përqendruar tek autori i cili ndodhet në spital dhe i është dhënë masa e arrestit me burg, një dëshmi e 14 vjeçarit i cili mbeti i plagosur teksa ndihmonte shokun e tij të vrarë, u ka dhënë rrjedhë tjetër hetimeve.

Ai ka deklaruar në polici se kanë qenë dy persona që i kanë qëlluar me thikë, gjë që deri më tani nuk reflektohet në asnjë raport të policisë për zbardhjen e ngjarjes. Personi i dytë i cili dyshohet se ka qëlluar, nuk është kapur ende dhe një gjë e tillë dukej se nuk kishte për t’u marrë vesh nëse Fiqir Meçe, babai i djalit të plagosur, nuk do të kishte dhënë intervistë për një emision televiziv ku zbuloi gjithçka.

Vetëm pas kësaj interviste, policia e ka marrë në pyetje babain e djalit të plagosur, ndërsa ende nuk kishte dalë në konkluzion se janë përdorur dy thika në krim, siç dyshohet deri më tani. Vonesa në raportimin e një detaji të tillë, lë të dyshohet për paaftësi të grupit hetimor që po merret me zbardhjen e një krimi të kryer nga 14 vjeçarë, ose edhe përpjekje për të fshehur përfshirjen e të miturve të tjerë në vrasje. Ngjarja ka mbetur në terr të plotë ku edhe pse autori dhe bashkëmoshatarët e tij u morën me makinë nga vendngjarja, nuk ka asnjë të shoqëruar. Më herët ka pasur raportime se viktima ishte goditur nga një person i rritur, por edhe për këtë detaj nuk ka asnjë të person të ndaluar nga policia. 

Policia është rikthyer edhe njëherë në vendngjarje dhe ka sekuestruar pamje të tjera filmike për të zbuluar nëse bëhet fjalë për 2 autorë të përfshirë. Mesa duket u desh një intervistë televizive që një gjë e tillë të ndodhte.

Zhvillime të tilla kanë shtuar edhe më shumë dozën e indinjatës tek qytetarët, të cilët kanë njoftuar protestë para ministrisë së Arsimit të nesërmen në orën 17:00 ku do të kërkojnë dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: