Live Updates /

Dy persona i qëlluan? Hetimet për vrasjen e 14 vjeçarit marrin tjetër rrjedhë pas dëshmisë së të plagosurit! Nesër vendim për autorin

*Të shtunën në polici ka dëshmuar 14 vjeçari i cili mbeti i plagosur në 18 nëntor në ngjarjen e ndodhur pranë shkollës Fan Noli ku u vra me thikë shoku i tij M.C. Në dëshminë e tij ai ka zbuluar se përveç autorit të arrestuar M.P, ka qenë edhe një person tjetër që i ka goditur me thikë. *Të njëjtën gjë e deklaroi mbrëmë babai i të plagosurit i cili foli në një emision televiziv. Sot është marrë sërish në pyetje nga policia për dëshminë e dhënë. *Ndërkohë, grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe ka nisur këqyrja nga e para. Në pamjet filmike duket se autori 14 vjeçar largohet me vrap së bashku me 2 bashkëmoshatarë të tij. Ndërsa thika e gjetur nuk është ajo që kishte publikuar në rrjete sociale. *Teksa 14 vjeçari M.P i cili kreu vrasjen trajtohet në një spital privat, nesër komisioni nga Drejtoria e Burgjeve do të vendosë nëse i mituri do të transferohet në spitalin e burgjeve apo në qeli pasi i është caktuar masa “arrest me burg”.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Të shtunën në polici ka dëshmuar 14 vjeçari i cili mbeti i plagosur në 18 nëntor në ngjarjen e ndodhur pranë shkollës Fan Noli ku u vra me thikë shoku i tij M.C. Në dëshminë e tij ai ka zbuluar se përveç autorit të arrestuar M.P, ka qenë edhe një person tjetër që i ka goditur me thikë. *Të njëjtën gjë e deklaroi mbrëmë babai i të plagosurit i cili foli në një emision televiziv. Sot është marrë sërish në pyetje nga policia për dëshminë e dhënë. *Ndërkohë, grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe ka nisur këqyrja nga e para. Në pamjet filmike duket se autori 14 vjeçar largohet me vrap së bashku me 2 bashkëmoshatarë të tij. Ndërsa thika e gjetur nuk është ajo që kishte publikuar në rrjete sociale. *Teksa 14 vjeçari M.P i cili kreu vrasjen trajtohet në një spital privat, nesër komisioni nga Drejtoria e Burgjeve do të vendosë nëse i mituri do të transferohet në spitalin e burgjeve apo në qeli pasi i është caktuar masa “arrest me burg”.

6 Postime
4 MUAJ ME PARE

Një autor i dytë në vrasjen e 14 vjeçarit? Reagon policia: Ja çfarë tregojnë hetimet e deritanishme

Dy persona i qëlluan? Hetimet për vrasjen e 14 vjeçarit marrin

Pas lajmeve të publikuara në media lidhur me veprimet hetimore të policisë lidhur me vrasjen e 14 vjeçarit tek shkolla 9 vjeçare “Fan Noli”, ka ardhur edhe një reagim zyrtar nga ana e forcave blu.

Në reagim thuhet se nga hetimet e deritanishme nuk ka prova për përfshirjen e një personi të dytë në vrasjen e 14 vjeçarit M.C dhe plagosjes së shokut të tij. Babai i këtij të fundit deklaroi mbrëmë se djali i kishte thënë se ishin goditur edhe nga një person tjetër.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit vëren se burime të caktuara janë angazhuar në një fushatë mediatike dizinformimi, lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i tij, në një distancë rreth 200 metra nga shkolla "Fan Noli" në Tiranë.

Policia e Shtetit disponon dëshmi të personave të përfshirë në konflikt dhe pamje filmike në afërsi të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur tragjedia dhe në kushtet e ndalimit ligjor për publikimin e tyre, informon  opinionin publik se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet n autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje.

Për të ezauruar çdo pretendim dhe sqaruar çdo detaj në funksion të së vërtetës e të shërbimit deri në fund të drejtësisë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të çeshtjes dhe prindi i të miturit të dëmtuar L. M. në lidhje me pretendimet e tij të cilat do të vlerësohen në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi.

Nga ana e Policisë Gjyqësore në drejtimin e prokurorisë po kryhen veprime intensive per zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe individualizimin e përgjegjësive penale të personave konkretë. Sipas Policisë së Shteti çdo keqpërdorim i tragjedisë së humbjes së nj jete, nga ana e mediave, dëmton sekretin hetimor dhe dizinformon opinion publik. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

Paaftësi apo tentativë për të fshehur ngjarjen? Veprimet flagrante të policisë lënë në ‘terr’ vrasjen e 14 vjeçarit

Dy persona i qëlluan? Hetimet për vrasjen e 14 vjeçarit marrin

Në çdo ngjarje kriminale, policia pasi arreston autorin e dyshuar punon edhe për zbardhjen e personave që mund të kenë bashkëpunuar në krim, duke marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët në vendngjarje.

Por një praktikë e tillë duket se nuk është zbatuar nga policia e shtetit në ngjarjen që tronditi vendin, në vrasjen me thikë të 14 vjeçarit M.C, krim që nxorri zbuluar pasigurinë e fëmijëve nëpër shkolla.

Si autor i vrasjes, u arrestua 14 vjeçari M.P ndërsa thika që dyshohet se u përdor për krimin, u gjet ditë më vonë pas ngjarjes. Por teksa e gjithë vëmendja është përqendruar tek autori i cili ndodhet në spital dhe i është dhënë masa e arrestit me burg, një dëshmi e 14 vjeçarit i cili mbeti i plagosur teksa ndihmonte shokun e tij të vrarë, u ka dhënë rrjedhë tjetër hetimeve.

Ai ka deklaruar në polici se kanë qenë dy persona që i kanë qëlluar me thikë, gjë që deri më tani nuk reflektohet në asnjë raport të policisë për zbardhjen e ngjarjes. Personi i dytë i cili dyshohet se ka qëlluar, nuk është kapur ende dhe një gjë e tillë dukej se nuk kishte për t’u marrë vesh nëse Fiqir Meçe, babai i djalit të plagosur, nuk do të kishte dhënë intervistë për një emision televiziv ku zbuloi gjithçka.

Vetëm pas kësaj interviste, policia e ka marrë në pyetje babain e djalit të plagosur, ndërsa ende nuk kishte dalë në konkluzion se janë përdorur dy thika në krim, siç dyshohet deri më tani. Vonesa në raportimin e një detaji të tillë, lë të dyshohet për paaftësi të grupit hetimor që po merret me zbardhjen e një krimi të kryer nga 14 vjeçarë, ose edhe përpjekje për të fshehur përfshirjen e të miturve të tjerë në vrasje. Ngjarja ka mbetur në terr të plotë ku edhe pse autori dhe bashkëmoshatarët e tij u morën me makinë nga vendngjarja, nuk ka asnjë të shoqëruar. Më herët ka pasur raportime se viktima ishte goditur nga një person i rritur, por edhe për këtë detaj nuk ka asnjë të person të ndaluar nga policia. 

Policia është rikthyer edhe njëherë në vendngjarje dhe ka sekuestruar pamje të tjera filmike për të zbuluar nëse bëhet fjalë për 2 autorë të përfshirë. Mesa duket u desh një intervistë televizive që një gjë e tillë të ndodhte.

Zhvillime të tilla kanë shtuar edhe më shumë dozën e indinjatës tek qytetarët, të cilët kanë njoftuar protestë para ministrisë së Arsimit të nesërmen në orën 17:00 ku do të kërkojnë dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

I vranë shokun te ‘Fan Noli’, dëshmon 14 vjeçari i plagosur: Na goditën 2 persona, jo vetëm i arrestuari

Dy persona i qëlluan? Hetimet për vrasjen e 14 vjeçarit marrin
Autori M.P dhe viktima M.C

Tiranë- 14 vjeçari i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 18 nëntor pranë shkollës “Fan Noli” ku u vra shoku i tij M.C, ka dhënë dëshmi para grupit hetimor ku ka bërë me dije se kanë qenë 2 persona që i kanë sulmuar me thikë dhe jo vetëm 14 vjeçari i arrestuar.

Ai ka deklaruar se janë goditur edhe nga i mituri me iniciale G.B i cili raportohet të ketë pasur një thikë më të vogël. Të njëjtën gjë e deklaroi edhe babai i të miturit të plagosur, i cili është marrë në pyetje sërish sot pas deklaratës së bërë për mediat ku rrëfeu se çfarë i kishte treguar i biri.

Detajet e reja të zbuluara nga dëshmia e të miturit i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, kanë bërë që policia të vijojë me sekuestrimin e kamerave të sigurisë pranë vendngjarjes duke nisur me kqyrjen e provave nga e para. Nga këqyrja e parë e kamerave, është konstatuar autori së bashku me dy bashkëmoshatarë të tjerë të cilët largohen me vrap nga vendngjarja. Ndërsa më pas një person i ka marrë një person me makinë pranë ish-ATSH. Thika që u gjet nga policia ishte më e vogël sesa ajo që shfaqet në videon e publikuar nga vetë autori 14 vjeçar, e cila i përngjante një thike që përdoret për gjueti.

Ky fakt ka ngritur dyshimet te policia se mund të kenë qënë dy autorë të cilët dyshohet se kanë qëlluar me dy thika të ndryshme. Edhe telefonat celularë të autorit të arrestuar dhe dy shokëve të tij ende nuk janë gjetur nga policia. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

Do qëndrojë në spital apo në qeli? Drejtoria e Burgjeve vendos nesër për 14 vjeçarin që kreu vrasjen te ‘Fan Noli’

Dy persona i qëlluan? Hetimet për vrasjen e 14 vjeçarit marrin
Foto e 14 vjeçarit M.P pasi vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij M.C

Tiranë- Ditën e nesërme një komision nga Drejtoria e Burgjeve do të mblidhet për të marrë vendim nëse M.P, 14 vjeçari që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij M.C te shkolla “Fan Noli” do të dërgohet në qeli apo në spitalin e burgjeve.

I mituri, që prej 18 nëntorit po mjekohet në spital privat pasi ka marrë një plagë në dorë gjatë momentit të përleshjes me të miturin të cilit i mori jetën duke e goditur disa herë me thikë.

Të premten prokurorja dhe gjyqtarja e çështjes shkuan në spitalin privat ku po mjekohej i mituri për t’i bërë me dije masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën e kryerjes së veprës penale “vrasje në rrethana cilësuese”.

Si pasojë e sherrit të ndodhur ku u vra 14 vjeçari, ka mbetur i plagosur nga goditjet me thikë edhe shoku i këtij të fundit i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Babai i tij deklaroi dje në një emision në “Euroneës Albania” se djali i kishte thënë se nuk ka qenë vetëm 14 vjeçari i arrestuar ai që i ka goditur me thikë dhe se në vendngjarje ka qenë edhe një tjetër i mitur i cili i ka sulmuar, por ende nuk është arrestuar nga policia.

Mbetet për t’u parë nëse këto deklarata do të provohen nga policia. Ndërsa ngjarja e rëndë ka shkaktuar tronditje në opinionin publik dhe jo vetëm. Kryeministri Edi Rama deklaroi se po mendonte marrjen e vendimit për mbylljen e rrjeteve sociale “TikTok” dhe “Snapchat” duke i konsideruar si të dëmshme për ndikimin që kanë drejt të miturive.

Ndërsa qindra qytetarë marshuan të premten nga vendngjarja deri në ministrinë e Arsimit ku kërkuan dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu. Ata bënë me faj institucionet shtetërore për mungesën e marrjes së masave të sigurisë në shkolla, ndërsa kanë lajmëruar se do të zhvillojnë një protestë të hënën në orën 17:00 para ministrisë së Arsimit ku do të kërkohet sërish dorëheqja e Manastirliut. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

“Te shkolla ka shpesh sherre”, aktorja tregon se çfarë i tha vajza për bisedën me 14 vjeçarin që u vra te “Fan Noli”

Dy persona i qëlluan? Hetimet për vrasjen e 14 vjeçarit marrin

Pasiguria e fëmijëve në shkolla është tema më e diskutuar gjatë ditëve të fundit pas ngjarjes tronditëse të ndodhur ditë më parë në shkollën “Fan Noli” ku një 14 vjeçar u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Për ngjarjen, ka folur edhe aktorja Adelina Muça, vajza e së cilës është nxënëse në shkollën “Fan Noli”. Nëpërmjet një lidhje direkte për Euroneës Albania, Muçka ka treguar se e bija i ka rrëfyer zanafillën e sherrit mes dy të miturve.

Sipas saj, 14 vjeçari M.C i kishte treguar vajzës së saj për sherrin që kishte pasur me autorin e ngjarjes.

“Ime bijë më ka thënë se shpesh herë aty ka probleme, ku ka fëmijë që bëjnë sherre jashtë oborrit të shkollës, ndërsa përsa i përket asaj dite ajo ka qenë në klasë dhe kur erdhi në shtëpi vajza më tregoi se ditën e premte Martini i kishte thënë vajzës time se kishte bërë një sherr ku ky djali e kishte dëgjuar Martinin që po shante, por Martini i kishte thënë se nuk kishte asnjë lidhje me atë. Unë po shaja me vete kishte thënë Martini dhe nuk kisha gjë me ty, dhe më pas ishin shtyrë, dhe aty ka kaluar një burrë i cili i ka rënë Martinit me shpullë pasi ka parë që po zihej me djalin tjetër”, tha Adelina Muça.

Për krimin e rëndë, 14 vjeçarit M.P iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg” në spitalin privat ku po mjekohet pasi ka marrë një plagë në dorë. Ndërsa ndaj tij rëndon akuza e vrasjes të të miturit në rrethana cilësuese. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

Policia po fsheh ngjarjen? Babai i të plagosurit: Dy persona goditën Martinin dhe Luisin (EMRI)

Dy persona i qëlluan? Hetimet për vrasjen e 14 vjeçarit marrin

Vrasja e Martinin Canit, që shokoi të gjithë opinionin publik te shkolla “Fan Noli” duket se mbart ende shumë mister dhe policia po mban të fshehtë një tjetër autor!

Babai i Luisit, djalit të plagosur pas sherrit ku humbi jetën 14-vjeçari, ka shokuar me deklaratën e tij ku tregon se i biri dhe Martini janë goditur nga dy persona, dhe jo vetëm një siç ka njoftuar policia. Ai ka treguar dhe emrin e personit tjetër që ka goditur Martinin dhe djalin e tij. Sipas tij ai është Kledjon Begaj, një shok i autorit të dyshuar, Mario Përlleshaj.

“Po ta them me emër që personi i parë që e ka goditur Luisin me thikë pas shpine është Kledjon Begaj, bashkëmoshatar dhe shok i autorit tjetër. Ky Kledjoni e ka pasur thikën më të vogël thikën dhe këto dëshmi i dhashë sot te Drejtoria e Policisë. Kledjoni e ka goditur i pari në shpatull djalin tim, është më shkurtër si plagë dhe më e ngushtë, herën e dytë e ka goditur ky djali që është kapur Mario, dy herë dhe në fund pastaj e kanë goditur të dy se djali ka ikur i fundit pasi ka parë Martinin të rrëzuar në tokë”, tha babai i Luisit në emisionin Review në Euronews Albania.

Babai i Luisit shprehet se i biri i ka treguar se e ka goditur një person i madh në moshë.

“Ne jemi komshi me Martinin dhe fëmijët njiheshin që të vegjël, ishin dhe në stërvitje bashkë dhe gjithmonë i merrja unë te dy. Ata ishin të pandarë dhe ishin si vëllezër dhe përveç sportit merreshin dhe me not. Unë kam folur me Luisin për ngjarjen, dhe ai mban mënd vetëm pjesën e konfliktit, dhe ai ka shkuar atje sepse e ka kërkuar Martini i cili i ka thënë djalit tim që më ka goditur një person i madh në moshë”, thotë babai i Luisit.

Ai tregon se djali i tij Luisi është në intubim pasi thika i ka prekur mëlçinë.

Babai i Luisit ka denoncuar edhe dështimin e shëndetësisë në Shqipëri. Ai tregon se i biri e ka krahun e majtë pothuajse të paralizuar dhe po i bëjnë fizioterapi në mënyrë private pasi nga spitali nuk po i ofrojnë as piskolog as fizioterapi.

“Luisi nuk është më mirë, por nga reanimacioni ka dalë, por është akoma në stres e në panik, goditjet janë shumë të thella, krahun e majtë pothuajse e ka të paralizuar, po i bëjmë fizioterapi në mënyrë private se nga spitali nuk po na ofrojnë asgjë, as piskolog as fizioterapi. Mjekët na kanë thënë që nuk do ketë ndërhyrje të dytë deri sa të shohin gjëndjen në vazhdim. Thika i ka prekur dhe mëlçinë dhe djali është në intubim dhe po presim mos përmisohet. Për momentin po e mbajmë aty por po e mendojmë ta çojmë jashtë se nuk e di se sa kohë do të duhet që me pesë plagë në trup të bëhet ai që ka qenë”, tha babai i Luisit.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: