AKTUALITET /

VIDEO/ Padia ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

Veliaj ka kërkuar paligjshmërinë e prokurorit të çështjes së tij në gjykatë.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Padia ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, Erion Veliaj mbërrin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur sot në Gjykatën Administrative në kryeqytet, ku ka paraqitur një kërkesë lidhur me procesin ndaj tij.

Veliaj ka kërkuar që të shpallet i paligjshëm prokurori i çështjes, duke kundërshtuar veprimet procedurale të ndjekura në hetim.

Ai është shoqëruar nga forcat e policisë gjatë transportimit nga ambientet e paraburgimit në Durrës drejt Tiranës, për të marrë pjesë në seancën gjyqësore.

Seanca pritet të shqyrtojë kërkesat e paraqitura nga mbrojtja e tij, ndërsa procesi vijon në kuadër të çështjes që po ndiqet ndaj kryebashkiakut. 

Gjykata Administrative refuzoi sërish kërkesat e gazetarëve për transmetimin apo regjistrimin e seancës live në procesin e padisë së Veliajt kundër Ols Dados.

Gjykata thotë se vendimi i gjyqtarit Hazbi Balliu për të mos lejuar transmetimin e seancës live është marrë më 8 maj dhe është ende në fuqi.

Si në seancën e kaluar, kamerat do të jenë sallë vetëm në fillimin e seancës, për pjesën teknike, si edhe kur te jepen vendime të ndërmjetme ose përfundimtare.

Në seancën e 8 majit, KLP ndau të njëjtin qëndrim me mbrojtjen e prokurorit Dado në kërkesën për moslegjitimin të paditësit, që Veliaj e quajti një turp për institucionin Kryebashkiaku i kërkoi Gjykatës që të njihet me prapësimet e KLP-së.Versus.al

 

Poll