AKTUALITET /

Pak ditë më parë liroi Berishën, e njëjta gjyqtare lë në ‘arrest shtëpie’ dhëndrin e tij Malltezi

Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash në dosjen e hetimeve për aferën "Partizani".

Shkruar nga Versus
Pak ditë më parë liroi Berishën, e njëjta gjyqtare
Kreu i PD Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi

Ndryshe nga kryedemorkati Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi është lënë nën masën “arrest shtëpie” sa i takon aferës së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Flojera Davidhi, e njëjta gjyqtare e cila ditë më parë liroi nga arresti shtëpiak ish-kryeministrin Sali Berisha, sot ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të Mallezit për të revokuar masën “arrest shtëpie”.

Ndaj Malltezit rëndojnë akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave, ndërsa dyshohet se ka përfituar në mënyrë të jashtëligjshme miliona euro gjatë procesit të privatizimit të ish-kompleksit sportiv.

Vendimi për të liruar Sali Berishën u mor më 27 nëntor nga gjyqtarja Flojera Davidhi me arsyetimin se nuk përbën rrezik për prishjen e provave të hetimit pasi tashmë dosja e “Partizanit” është dërguar në gjykatë dhe më 16 dhjetor vendoset nëse do të kalojë për gjykim apo do të pushohet.  Nga ana tjetër, SPAK ka kundërshtuar lirimin e kreut të PD duke kërkuar rikthimin e tij nën arrest shtëpie. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: