AKTUALITET /

Përgjaket e diela e parë e vitit / Pas vrasjes në Shkodër, plagosje në Fier. Dyshohet për krim pasioni

Policia ka arritur të identifikojë autorin e ngjarjes

Shkruar nga Versus

Përgjaket e diela e parë e vitit / Pas vrasjes në Shkodër,

Nisi me vrasje në Shkodër e duket se po mbyllet me plagosje kjo e dielë e parë e këtij vitit në vendin tonë.  Një 40-vjeçar në Fier u plagos me armë zjarri, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, i identifikuar si M. Beqaj.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00, në qytetin e Fierit, në zonën ‘Kryqëzimi i Zogut të Zi’.

Policia ka arritur të identifikojë autorin e ngjarjes, shtetasin M.Beqaj, nga Cakrani, i cili në rrethana të paqarta ka qëlluar me armë ndaj 40-vjeçarit G.H., banues në Fier. Beqaj dyshohet se është i dashuri i ish-gruas së të plagosurit. 

Ndërkohë vijon ndjekja dhe puna për kapjen e autorit të plagosjes. 40-vjeçari i plagosur u transportua në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

 

NJOFTIMI I POLICISE 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier rreth orës 21:00, kanë marrë njoftim se në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Zogut të Zi", një shtetas ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifkimin e autorit të dyshuar, shtetasin M. B., banues në Cakran dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shtetasi M. B. në rrethana ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri shtetasin G. H., 40 vjeç, banues në Fier.

40-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.', njofton policia.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: