AKTUALITET /

I dashuri i gruas plagosi 40-vjeçarin në proces divorci në Fier?

Ngjarja dyshohet të jetë një krim pasioni, i lidhur me dashurinë e një gruaje.  

Shkruar nga Versus

I dashuri i gruas plagosi 40-vjeçarin në proces divorci në

Të tjera detaje zbardhen nga plagosja mbrëmjen e së dielës në Fier. Ngjarja dyshohet të jetë një krim pasioni, i lidhur me dashurinë e një gruaje.  

Nga informacionet paraprake mësohet se mes dy personave ka ndodhur një sherr në një lokal, dhe më pas Kejdi Beqaj ka plagosur me armë zjarri 40-vjeçarin. Top Channel bën të ditur se 40-vjeçari i plagosur është në proces divorci me bashkëshorten e tij, ndërsa autori dyshohet se është i dashuri i gruas së të plagosurit.

Ky i fundit ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ka një plagë në bark.



Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: