AKTUALITET /

Pë*gjakja e rrugëve të Shqipërisë, INSTAT nxjerr shifrat

Vetëm gjatë vitit 2024, në Shqipëri u regjistruan 175 viktima nga aksidentet rrugore. Ndërsa këtë korrik, 2025, janë shënuar 131 aksidente dhe 194 viktima ose të plagosur, shumica burra. Për krahasim, korriku i vitit të kaluar kishte 164 aksidente dhe 191 viktima e të plagosur.

Shkruar nga Versus

 

Pë*gjakja e rrugëve të Shqipërisë, INSTAT nxjerr

Një seri aksidentesh të rënda kanë tronditur Shqipërinë që prej fillimit të vitit e deri në muajin gusht. Ndër më tragjikët renditet ai i mbrëmjes së 24 gushtit, në aksin rrugor Delvinë–Sarandë, ku humbën jetën dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe.

Sipas INSTAT, përgjatë vitit 2025 është shënuar një ulje e aksidenteve rrugore krahasuar me vitet e mëparshme, por numri i viktimave mbetet shqetësues. Viti më fatal për aksidentet rrugore ka qenë 2015, me 270 viktima.

Vetëm gjatë vitit 2024, në Shqipëri u regjistruan 175 viktima nga aksidentet rrugore. Ndërsa këtë korrik, 2025, janë shënuar 131 aksidente dhe 194 viktima ose të plagosur, shumica burra. Për krahasim, korriku i vitit të kaluar kishte 164 aksidente dhe 191 viktima e të plagosur.

Në total, për muajin janar 2025 janë raportuar 767 aksidente me 1,077 viktima ose të plagosur, duke shënuar një ulje me 16% krahasuar me janarin e vitit të kaluar, kur u regjistruan 913 aksidente dhe 1,242 viktima ose të plagosur.

Kur ndodhin më shumë aksidente?

Analiza e korrikut tregon se e hëna dhe e marta janë ditët me më shumë aksidente, ndjekur nga fundjava, veçanërisht e diela. Sa i përket orareve, shumica e ngjarjeve ndodhin:

nga 08:00 deri në 12:00,
ndjekur nga pasditja 14:00–17:00,
dhe më pas në orët e mbrëmjes, 19:00 deri në mesnatë.

Ekspertët theksojnë se shpejtësia tej normave dhe mungesa e kujdesit në drejtimin e mjetit mbeten ndër shkaqet kryesore të këtyre ngjarjeve tragjike. /Versus.al

Tags:

aksidente

Poll