
Tiranë- Policia ka arrestuar Ekrem Skurenin, shoferin i cili drejtonte dje mjetin e marketit “Pro Natyra” që përplasi tre të mitur që qarkullonin me monopatinë.
Sipas informacioneve, mësohet se Skureni ka vijuar qarkullimin edhe pse semafori ishte i verdhë duke paralajmëruar ndalimin.
Ndërsa tre të miturit kanë qarkulluar me monopatina edhe pse semafori ishte ende i kuq.
Ngjarja ndodhi tek “Dëshmorët e Kombit” dhe të tre të miturit po marrin ndihmë mjekësore në spital. Njëri prej tyre 11 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë.
Aksidentet me monopatina mbeten problematikë në vendin tonë, teksa ende nuk ka një ligj rregullativ mbi qarkullimin e tyre, pavarësisht se nuk lejohet qarkullimi i tyre në karrexhata. Versus.al







