
Një aksident fatal me motor iu mori jetën ditën e djeshme dy të rinjve nga Vlora të cilët po udhëtonin në hyrje të qytetit. Dy djemtë e rinj, të cilët ishin shokë që në moshë më të vogël, ndanin së bashku çdo moment derisa humbën jetën në mënyrë të papritur.
Motori i tyre u përplas dje me një shtyllë elektrike duke bërë që 19 vjeçari Luan Llanaj të humbte jetën në vend, ndërsa shoku i tij 16 vjeçar Tomor Mbrati ndërroi jetë disa orë më vonë në spitalin e Vlorës.
Versus.al ka siguruar edhe fotot e dy adoleshentëve të cilët humbën jetën dje si pasojë e aksidentit tragjik të ndodhur në rrugën “Demokracia”. Sot dy të rinjtë do të përcillen për në banesën e fundit mes lotëve e dhimbjes së familjarëve të cilët kanë vendosur edhe lule në vendin ku ndodhi fatkeqësia. Versus.al







