AKTUALITET /

Shoferi i SPAK kërcënon shefin e Qarkullimit: Gardisti nën hetim për kanosje ndaj zyrtarit të Policisë

Sipas burimeve zyrtare, veprimet e para hetimore kanë treguar se punonjësi i Gardës së Republikës ka kanosur punonjësin e Policisë së Shtetit për shkak të detyrës së tij, dhe kjo përplasje dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta personale.

Shkruar nga Versus

Shoferi i SPAK kërcënon shefin e Qarkullimit: Gardisti nën hetim

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Elbasan, ku një punonjës i Gardës së Republikës, që shërben si shofer i një prokurori të SPAK, dyshohet se ka kanosur një zyrtar të lartë të Policisë së Shtetit gjatë ushtrimit të detyrës.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka reaguar zyrtarisht, duke bërë me dije se ka referuar materialet proceduriale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në ngarkim të punonjësit të Gardës së Republikës, Inspektor Mateo Ademi.

Ky i fundit dyshohet për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”, e parashikuar nga Kodi Penal.

Sipas njoftimit të AMP-së, ngjarja ka ardhur pas kallëzimit të bërë nga Besmir Likaj, i cili ushtron funksionin e Shefit të Sektorit të Trafikut Urban dhe Interurban në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Nga veprimet e para hetimore rezulton se punonjësi i Gardës ka kanosur zyrtarin e Policisë Rrugore për shkak të detyrës, dhe për më tepër, për motive të dobëta.

Poll