
Zv/presidenti i Parlamentit Europian, Nicolae Stefanuta, ka reaguar pas tensioneve sot tek Kuvendi gjatë protestës së mbajtur në Tiranë.
Eurodeputeti rumun dënoi mënyrën si u trajtuan protestuesit nga policia.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, eurodeputeti publikoi pamje nga incidentet e raportuara pranë Kuvendit dhe theksoi se "dhuna policore ndaj protestuesve është e papranueshme".
Vetëm pak ditë më parë, Stefanuta mori pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë, ku qytetarët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
Më herët, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ai kishte shpjeguar se qëllimi ishte njohja nga afër me situatën në vend dhe dëgjimi i qytetarëve, shoqërisë civile dhe institucioneve.Versus.al

