AKTUALITET /

Pistoleta, snajper e kallashnikovë, bazë armatimi me 15 mijë fishekë në Tiranë! Arrestohet 34 vjeçari (EMRI)

Në kërkim për bazën e armatimit, janë shpallur edhe 2 personave të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije për shkak të hetimeve që janë ende në vazhdim.

Shkruar nga Versus
Pistoleta, snajper e kallashnikovë, bazë armatimi me 15 mijë
Armët e sekuestruara dhe 34 vjeçari i arrestuar, Eugert Sino

Tiranë- Policia ka zbuluar një bazë armatimi në zonën e njohur “Myslym Shyri” në kuadër të operacionit “The Van” të organizuar nga sektori i krimeve të rënda.

Në pranga ka rënë 34 vjeçari Eugert Sino i cili dyshohet si personi që i posedonte. Ndërsa në kërkim janë shpallur dy persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije nga policia për shkak të hetimeve që janë ende në vazhdim. Dyshohet se grupi vepronte në Laç, Burrel dhe Tiranë. 



Gjatë kontrolleve u zbuluan edhe uniforma si ato të policisë. Në total janë sekuestruar 23 armë zjarri dhe municion luftarak me 15 mijë fishekë:

-12 armë zjarri pistoletë të markave “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”;

-6 armë zjarri automatike;  

-5 armë zjarri me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper);  

-1 silenciator;

-17 krehra për armë zjarri të ndryshme; 

-pjesë të ndryshme armësh zjarri;

-15 000 fishekë;

-17 kuti me pranga të ngjashme me ato që përdoren nga Policia; 

-12 celularë dhe pajisje që përdoren për shpërthime në distancë; 

-pajisje elektronike gjurmuese (GPS);  

-pajisje për bllokimin e valëve;

-pajisje për numërimin e kartëmonedhave; 

-3 komplete uniformash të ngjashme me ato të Policisë. 

Policia po vijon punën për kapjen e dy personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Ndërsa dyshohet se armët ishin trafikuar nga jashtë vendit për në Shqipëri. Versus.al

Poll