AKTUALITET /

Pjesë e grupit të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Gjermania ish-efektivi i RENEA-s (EMRI)

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg”, në maj të këtij viti.

Shkruar nga M.H
Pjesë e grupit të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Gjermania
Foto ilustruese

Ish-efektivi i Reneas, Adrian Pikli është ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania, i akuzuar nga GjKKO për posedim të armëve të zjarrit.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg”, në maj të këtij viti.

Operacioni i quajtur 'Revanshi',  është finalizuar me sukses si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani.

Materialet proceduriale për kryerjen e hetimeve të mëtejshme i kanë kaluar Prokurorisë.

Njoftimi/ Interpol Tirana

Ekstradohet nga Gjermania, një shtetas i akuzuar nga GjKKO, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për posedim të armëve të zjarrit.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani, u ekstradua shtetasi A. P., 29 vjeç.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ Versus.al

Poll