
Durrës- Dy vëllezër janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Manzës pasi ndaj tyre kishte urdhër arresti ndërkombëtar.
Në pranga kanë rënë Ergis Hoxha 32 vjeç dhe Arbin Hoxha, 34 vjeç ndaj të cilëve rëndojnë akuzat për veprat penale “organizatë kriminale” dhe ‘trafikim i lëndëve narkotike’.
Pas arrestimit do të vijojnë procedurat për ekstradimin e tyre drejt Italisë ku do të gjykohen në gjykatën e Breshias. Versus.al
