AKTUALITET /

Plagosi babain e të fortit të Shkodrës, ‘ushtari’ i Bajrave, e shkuara e errët e Elis Rroshkodolit. Pistat ku po heton Policia

Rroshkodoli rezulton të jetë person me precendentë të mëparshëm kriminal gjë që ia ka vështirsuar punën policisë së Shkodrës për zbardhjen e ngjarjes.

Shkruar nga B.SH
Plagosi babain e të fortit të Shkodrës, ‘ushtari’ i
Vendi ku ndodhi ngjarja dhe foto e Elis Rroshkodolit

Ekzekutimi me armë i Elis Rroshkodolit pranë zonës së Zdrales në rrugën ‘Isuf Sokoli’ tronditi qytetin e Shkodrës mesditen e djeshme.

Trupi i pajetë i Rroshkodolit u gjet brenda në lokal ku po pinte kafe ndërsa ekzekutimi i tij është bërë me një armë automatike me silencator nga afër.

Rroshkodoli rezulton të jetë person me precendentë të mëparshëm kriminal gjë që ia ka vështirsuar punën policisë së Shkodrës për zbardhjen e ngjarjes.

Përfshirja në vjedhje, plagosje brenda e jashtë vendit, dyshimet për pazare droge dhe konflikte të tjera të shumta kanë bërë që grupi hetimor të mos përjashtojë asnjë prej mundësive.

Konfliktet e viktimës kanë nisur që kur ka qenë në një moshë të re ende pa i bërë 20 vjeç.

Në vitin 2010 dyshohet se Elis Rroshkodoli ka plagosur me armë zjarri shtetasin Hysni Bregu, babai i të fortit të Shkodrës Barush Bregu, i cili njihet si krahu i djathtë i Ibrahim Licit.

Ky i fundit i arrestuar në Turqi pasi ishte në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës njihet për përplasjet me grupin tjetër kriminal në Shkodër Bajrat.

Nisur nga kjo ka dyshime se Rroshkodoli kishte kohë që përflitej si i pozicionuar në krahun e grupit të Bajrajve, të cilët u goditën nga operacioni i Prokurorisë së Posaçme, ‘Metamorfoza’, ku një pjesë u vunë në pranga dhe një pjesë e këtij grupi, që kanë dalë në bisedat e zbardhura të SKY ECC, u shpallën në kërkim.

Më pas në vitin 2014 dyshohet se është përfshirë në një vjedhje në Belgjikë, i arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh.

Po në Belgjikë dyshohet se ka plagosur një shkodran me mbiemrin Shema dhe një vit më parë është dyshuar për plagosjen e një rumuni në Rumani nga ku është arratisur drejt Stambollit.

Ndërkohë policia përveç këtyre ngjarjeve ka mësuar edhe disa konflikte të tjera ku dyshohet se është përfshirë viktima.

Policia ka dyshime se ekzekutorët e kësaj vrasje mund të jenë persona me pagesë dhe se porositësit janë të tjerë.

36-vjeçari i vetëdijshëm për konfliktet e shumta mbante me vete një pistoletë me fishekë në fole e gatshme për qitje të cilën grupi hetimor e gjeti në çantën e viktimës pas vrasjes.

Ndërkohë Elis Rroshkodoli është djali i Kujtim Haxhisë, ky i fundit i vrarë në vitin 1995 në Shkodër pas një konflikti duke lënë në moshën 7-vjeçare të birin që u ekzekutua një ditë më parë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj vrasje në Shkodër./Versus.al

Poll