Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një ekzekutim me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Zdrales në Shkodër. *36 vjeçari Elis Rroshkodoli është qëlluar për vdekje me 18 plumba brenda lokalit ku po pinte kafe në rrugën “Isuf Sokolaj”. Autori e qëlloi nga një distancë e afërt dhe më pas ia mbathi nga vendngjarja. *Në çantën që Rroshkodoli kishte me vete, policia gjeti një pistoletë që viktima dukej se e mbante gati për qitje. *Ndërsa nuk dihet ende identiteti i autorit, Rroshkodoli rezulton të ketë precedentë të mëparshëm kriminalë në Belgjikë dhe Rumani për grabitje dhe plagosje. Gjithashtu raportohet se rreth 10 vite më parë kishte plagosur 2 vëllezër në Shkodër. *Po hetohen shkaqet e ngjarjes që dyshohet se vjen nga përplasje që mund të ketë pasur më herët viktima. Ndërsa në 1997-ën i kishin vrarë babain. * Rroshkodoli kishte marrë identitetin e një pronarit shkodran i një studio muzikore që jetonte në Itali me të vëllanë, Elis Shkoza ku ky i fundit së bashku me vëllain e tij kishin bashkëpunuar me vajzën e artistit Al Bano Carrisit, Jasmina. * Autori ka qëlluar është një armë automatike me silenciator, i cili ka lënë të vdekur në vend viktimën.
U qëllua me 18 plumba, zbulohet arma me të cilin u krye ekzekutimi i Elis Rroshkodolit në Shkodër

Ekzekutimi me armë i Elis Rroshkodolit mesditën e sotme pranë zonës së Zdrales në rrugën ‘Isuf Sokoli’ ka tronditur Shkodrën.
Trup i pajetë u gjet brenda lokalit aty ku po pinte kafe ndërsa dyshohet se Rroshkodoli është qëlluar nga një distancë e afërt.
Ai nuk kishte precedent penal në Shqipëri por emri i tij lidhej me disa ngjarje kriminale në Belgjikë dhe Rumani.
Së fundmi është mësuar se arma me të cilin autori ka qëlluar është një armë automatike me silenciator, i cili ka lënë të vdekur në vend viktimën.
Nuk dihet ende arsyeja e ekzekutimit të rëndë, ndërkohë grupi hetimor po merret me këqyrjen e kamerave për identifikimin dhe kapjen e autorit. /Versus.al
U ekzekutua në Shkodër, çfarë e lidh Elis Rroshkodolin me këngëtarin Albano Carrisin
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga e shkuara e errët kriminale e Elis Rroshkodolit i njohur ndryshe si Elis Shkoza, i cili u vra sot në afërsi të zonës së Zdrales brenda një lokali në rrugën "Isuf Sokoli" , në Shkodër.
36 vjeçari ishte në kërkim për plagosjen me thikë në Bukuresht të Rumanisë, më 20 prill 2023, të biznesmenit Jean Sassu, pronar i lokal-tavernave luksoze.
Media rumune CANCAN.RO ka përshkruar me detaje se si ndodhi kjo ngjarje e ndodhur një vit më parë.
Gjithashtu në artikullin e saj kjo media tregon se si Rroshkodoli kishte marrë identitetin e një pronarit shkodran i një studio muzikore që jetonte në Itali, Elis Shkoza, ku ky i fundit së bashku me vëllain e tij kishin bashkëpunuar me vajzën e artistit Al Bano Carrisit, Jasmina.
Duke pasur parasysh ngjashmërinë midis ish-grabitësit dhe artistit, ekzistojnë dy hipoteza shkruan më tej CANCAN.RO:
a) Elis Rroshkodol do të kishte ndryshuar emrin pasi kishte shkuar në Itali, për të nisur një karrierë të pastër në muzikë, me vëllain e tij. Kështu, publiku nuk do të kishte si ta lidhte atë me ish-anëtarin e grupit të frikshëm që ngjalli frikë te belgët.
b) Elis Rroshkodol do të kishte vjedhur emrin e artistit, duke përfituar nga ngjashmëria fizike mes tyre, për të qarkulluar lirshëm nën identitetin e Elis Shkozës.
Në vitin 2014, autoritetet njoftuan se një bandë e organizuar kriminale, e përbërë kryesisht nga shqiptarë, ishte kapur dhe shkatërruar pas dy vitesh hetime.
15 personat, 13 prej të cilëve shqiptarë, ishin të specializuar për vjedhje dhe grabitje. Personat u kapën me një shumë prej 15 mijë eurosh, sende me vlerë dhe armë.

“Anëtarët e këtij grupi kriminal dyshohet se kryenin vjedhje jashtë Shqipërisë dhe më pas shisnin ose trafikonin sendet e vjedhura me vlerë të konsiderueshme në Shqipëri. Gjithashtu, dyshohet se shumat e krijuara nga shitja e sendeve të vjedhura u dërgoheshin familjarëve të tyre me transferta në agjenci të specializuara” , thuhej në njoftimin e prokurorisë.
Pas hetimeve u arrestuan shqiptarët që terrorizonin Belgjikën.
Mes atyre që përfunduan pas hekurave, sipas listës së komunikuar në vitin 2014 nga autoritetet, është edhe Elis Rroshkodol, i njëjti që goditi me thikë bosin nga Nuba më 20 prill 2023.
Njeriu që goditi me thikë shefin e Nuba-s dyshohet se ka ndryshuar emrin dhe ka lidhje me Al Bano.
Në mars të vitit 2021, shtypi italian njoftoi se dy artistë shqiptarë, vëllezërit nga Shkodra, Elis dhe Anxhelo Shkoza, kanë krijuar së fundmi kompaninë e tyre diskografike.
Madje të dy arritën të bashkëpunonin me vajzën e artistit Albano Carrisi, Jasmina dhe premtuan se do të kishin një sukses të jashtëzakonshëm në industri.

Kujtojmë që një prej artistëve quhet Elis Shkoza, kështu quhet edhe Elis Rroshkodol, individi i ardhur këto ditë në Rumani dhe qëlloi me thikë shefin nga Nuba. Pra, duke pasur parasysh ngjashmërinë midis ish-grabitësit dhe artistit, ekzistojnë dy hipoteza:
a) Elis Rroshkodol do të kishte ndryshuar emrin pasi kishte shkuar në Itali, për të nisur një karrierë të pastër në muzikë, me vëllain e tij. Kështu, publiku nuk do të kishte si ta lidhte atë me ish-anëtarin e grupit të frikshëm që ngjalli frikë te belgët.
b) Elis Rroshkodol do të kishte vjedhur emrin e artistit, duke përfituar nga ngjashmëria fizike mes tyre, për të qarkulluar lirshëm nën identitetin e Elis Shkozës.
Opsioni i dytë duket më i besueshëm. Pse? Sepse Elis Rroshkodol ka lindur në vitin 1988, që do të thotë se tashmë është 34 vjeç. Në të njëjtën kohë, Elis Shkoza (këngëtari) mbaroi shkollën e mesme në vitin 2011 (sipas profilit të tij në Facebook), që do të thotë se ka lindur në vitin 1993 dhe tani do të ishte 30 vjeç.
Mbetet për t’u parë se çfarë zbulimesh do të bëjnë hetuesit për rastin e Elis Rroshkodolit që goditi pronarin e lokalit të natës, Nuba.
Vrasja në Shkodër, autori i maskuar qëlloi me 18 plumba! Policia në ndjekje të makinës së tij
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në Shkodër ku u ekzekutua Elis Rroshkodoli. 36 vjeçari ndodhej me një person tjetër në tavolinë kur qëllua me pistoletë. Ndaj tij janë zbrazur 18 plumba.
Ndërsa autori i maskuar ia ka mbathur menjëherë nga vendngjarja. Versus.al mëson se policia ndodhet në ndjekje të një automjeti që dyshohet se po drejtohet nga ai.
Përveçse një person me rekorde kriminale në Belgjikë e Rumani, Rroshkodolit rezulton t'i kenë vrarë babain në vitin 1997. Versus.al
Ekzekutimi i Elis Rroshkodolit, policia blindon zonën. Dalin pamjet e para nga vendngjarja (VIDEO)

Versus.al ka siguruar pamje nga vendngjarja e vrasjes së ndodhur mesditën e sotme në afërsi të zonës së Zdrales brenda një lokali në rrugën "Isuf Sokoli" ku viktima Elis Rroshkodoli po pinte kafe.
Policia gjeti në vendngjarje trupin e pajetë të 36-vjeçarit, i cili njihet si person me precedentë kriminalë në vendet e BE.
Roshkodoli ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet rumune për plagosjen e një pronari të një klubi nate. Pas ngjarjes ai është arratisur drejt Stambollit, ndërkohë që mësohet se kishte kryer edhe vjedhje me dhunë në Belgjikë.
Autori i ngjarjes së rëndë ende nuk është identifikuar./ Versus.al
U ekzekutua sot në Shkodër, kush është Elis Rroshkodoli. Nga grabitjet në Belgjikë deri te arratisja nga Rumania (FOTO)

Shkodër- Elis Rroshkodoli, 36 vjeçari i cili u ekzekutua me armë zjarri mesditën e sotme brenda një lokali në rrugën “Isuf Sokoli” rezulton të jetë person me precedentë të mëparshëm penalë.
Roshkodoli kishte kryer vjedhje me dhunë dhe plagosje në Belgjikë ndërsa ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet rumune për plagosjen e një pronari të një klubi nate. Pas ngjarjes, ai e ka lënë rumunin të mbuluar në gjak dhe është arratisur drejt Stambollit.
Po ashtu dyshohet se më shumë se 10 vjet më parë ai ka plagosur me armë zjarri dy vëllezër në Shkodër.
Nuk dihet ende arsyeja e vrasjes, ndërsa policia po përpiqet për kapjen e autorit të maskuar i cili menjëherë sapo ka zbrazur 18 plumba ia ka mbathur me një automjet. Versus.al
Ekzekutohet Elis Rroshkodoli në Shkodër! 36 vjeçari me rekorde kriminale u qëllua teksa pinte kafe

Shkodër- Një ekzekutim me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme pranë zonës së Zdrales në rrugën “Isuf Sokoli”. Viktima është 36 vjeçari Elis RroshokodolI.
Trupi i pajetë i tij u gjet brenda lokalit ku po pinte kafe, ndërsa dyshohet se qitja me pistoletë ka qenë nga një distancë e afërt me të. Autori ia ka mbathur nga vendngjarja, ndërkohë policia ka organizuar punën për kapjen e tij.
Në çantën që Roshkodoli kishte me vete, u gjet një pistoletë ma leje që dyshohet se i përkiste atij.
Rroshkodoli rezulton të jetë person me precedentë të mëparshëm kriminalë, pasi më herët ishte arrestuar në Belgjikë për grabitje me dhunë ndërsa vitin e kaluar, u shpall në kërkim nga autoritetet rumune për plagosjen me thikë të pronarit të një klubi nate.
Nuk dihet ende arsyeja e ekzekutimit të rëndë, ndërkohë grupi hetimor po merret me këqyrjen e kamerave për identifikimin dhe kapjen e autorit. Versus.al







