Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 52 vjeçarin, Jakup Shahun, i arrestuar ditë më parë pasi qëlloi me thikë disa herë bashkëshorten e tij.
Sipas prokurorit të çështjes Albert Meca ka goditur tre herë me thikë gruan dhe i deklaroi të bijës “ ja ku e ke nënën”.
Prokurori ka deklaruar gjithashtu gjatë seancës me dyer të mbyllura se gruaja vijon të jetë gjendje të rëndë në spital, për shkak të tre plagëve, njëra prej tyre në qafë.
Ndërsa autori i ngjarjes Jakup Shahu ka treguar versionin e tij , duke u shprehur se e ka qëlluar me thikë në gjaknxehtësi e sipër.
“Nuk doja ta qëlloja shpirtin tim, nuk di si veprova por u nxeha. E qëllova në debat e sipër”, tha i dyshuari, i cili shpërtheu në lot në sallën e gjykatës.








