AKTUALITET /

Plagosja e 2 të rinjve në Sarandë, bënë sherr me 2 vëllezërit e rrezikshëm për shfrytëzimin e plazhit! 4 autorët në kërkim

Në pranga ra edhe njëri prej të plagosurve të cilit iu gjet armë zjarri pa leje gjatë kontrollit në banesë.

Shkruar nga Versus

Plagosja e 2 të rinjve në Sarandë, bënë sherr me 2

Vlorë- Është zbardhur ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Sarandë ku dy persona mbetën të plagosur me armë zjarri. Mësohet se shkak për sherrin është bërë shfrytëzimi i një hapësire në plazh në zonën e lagjes nr.3.

Në pranga ka rënë njëri prej të plagosurve, Gëzim Hajdaraj të cilit iu gjet një pistoletë pa leje. Ndërsa në kërkim jaën shpallur 4 persona të tjerë të identifikuar si Erjon Canaj, Ramazan Zoto, Artan Murtaj dhe Klaus Jaçaj.

Si ndodhi sherri

Përplasja ka ndodhur rreth orës 15:00 në një lokal ku Ramazan Zoto alias Canaj ka qëlluar me armë ndaj Gëzim Hajdarajt 33 vjeç dhe Ernest Lamajt 25 vjeç duke i lënë të dy të plagosur. Hajdaraj dhe Lamaj u transportuan drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore.

Rezulton se tre persona e tjerë të shpallur në kërkim e kanë ndihmuar autorin gjatë sherrit dhe më pas janë larguar.

Gjatë hetimeve që policia po ushtronte për zbardhjen e ngjarjes, u krye edhe një kontroll në banesën e Gëzim Hajdarit, njërit prej të plagosurve të cilit iu gjet një pistoletë pa leje duke sjellë edhe arrestimin në flagrancë aktualisht në spitalin e Traumës. Në vendngjarje u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja arme zjarri, një armë zjarri pistoletë tip “Beretta” dhe një krehër me 9 fishekë. Ndërkohë po vijon puna për kapjen e personave në kërkim.

Rrezikshmëria e vëllezërve Canaj

Dy vëllezërit Canaj janë personazhe me të shkuar kriminale. Ramazan Zoto 43 vjeç rezulton të jetë dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje ndërsa aktualisht është në proces gjyqësor në Sarandë për goditje për shkak të detyrës.

Ai konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë pasi është përplasur më herët me shkëmbim zjarri me policinë greke. Ndërsa vëllai i tij Erjon Canaj 35 vjeç në dhjetor të 2022-it ka dhunuar rojen e spitalit të Sarandës ndërsa në shkurt të 2024-ës u arrestua në banesë me 2 pistoleta, por disa muaj më parë u shpall i pafajshëm nga gjykata. Versus.al

Poll