AKTUALITET /

Plagosja me armë e të riut në Tiranë, në pranga 3 persona! Shkak sherri për borxhin e pashlyer (EMRAT)

Sherri ka ndodhur rreth orës 23:00 për motive banale, ndërkohë që është shpallur në kërkim njëri prej autorëve.

Shkruar nga Versus

Plagosja me armë e të riut në Tiranë, në pranga 3

Tiranë- Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Treshit ku një 27 vjeçar i identifikuar si Renato Çadra mbeti i plagosur dhe u paraqit vetë në spital me plagë në këmbë.

Tre persona kanë rënë në pranga, konkretisht Bekim Nikolli 47 vjeç dhe Alfred Lleshi 42 vjeç, për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje si dhe 51 vjeçari Ibrahim Kupa i cili nuk kallëzoi krimin në polici. Ndërkohë në kërkim është shpallur S.N 35 vjeç.

Mësohet se shkak për sherrin që ka degraduar deri në përdorimin e armës është bërë një konflikt për një borxh të pashlyer. I dëmtuar me sende të forta ka mbetur edhe G.Sh 42 vjeç, shoku që ishte bashkë me të riun e plagosur me armë.

Vijojnë kërkimet për kapjen e personit të katërt të akuzuar për ngjarjen, ndërsa policia ka sekuestruar automjetin e autorëve. Versus.al

Poll