Një konflikt i dhunshëm ka përfunduar me plagosjen e një 45-vjeçari në Mallakastër.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi pas një debati mes dy personave, ku një 26-vjeçar dyshohet se goditi me thikë 45-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë të lehta.
I plagosuri, shtetasi M. B., u dërgua menjëherë në spital, ku mori trajtim mjekësor dhe më pas u la i lirë, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk paraqiste rrezik për jetën.
Autori i dyshuar, gjithashtu me inicialet M. B., është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa vijojnë operacionet për kapjen e tij.







