
Kanë përfunduar homazhet për mjeshtrin e madh të kinematografisë Dhimitër Anagnosti.
Regjisori i ndjerë i cili u nda nga jeta në moshën 89 vjeçare u përcoll mes lotësh e duatrokitjesh nga familjarët dhe figurat e ndryshme të artit, kulturës dhe politikës që ishin të pranishëm për ta nderuar.
Anagnosti do të varroset në Vuno të Himarës, fshatin ku lindi në janar të 1936-ës. Ky ishte amaneti që kishte lënë për familjarët e tij. Të pranishëm në homazhet që u mbajtën në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit ishin edhe kryeministri Edi Rama i cili u shfaq vetëm si dhe kryedemokrati Sali Berisha i cili ishte i pranishëm së bashku me gruan e tij. Versus.al







