POLITIKË /

Ditë zie kombëtare/ Rama shfaqet në homazhet për regjisorin Dhimitër Anagnosti

Shkruar nga Versus

Ditë zie kombëtare/ Rama shfaqet në homazhet për regjisorin

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në homazhet për kolosin e kinematografisë shqiptare Dhimitër Anagnostin për të cilin qeveria e shpalli 2 nëntorin ditë zie kombëtare.

Rama u shfaq i vetëm në homazhe për të ngushëlluar familjarët e regjisorit të mirënjohur.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama postoi një shkrim ngushëllues në rrjetet sociale ku shprehu konsideratën e lartë për regjisorin e dhjetëra filmave dhe dokumentarëve përgjatë shekullit XX. Versus.al

 

Tags:

edi rama

Poll