AKTUALITET /

Varri i parë nga periudha romake në Shqipëri! Zbulim i rrallë në Bulqizë, gjendet mausoleumi kushtuar Jupiterit

Shkruar nga Versus

Varri i parë nga periudha romake në Shqipëri! Zbulim i

Dibër- Një zbulim i rrallë arkeologjik është bërë së fundmi në fshatin Strikçan të Bulqizës. Mësohet se pas një gërmimi të bërë nga arkeologët, është zbuluar varri i parë monumental i periudhës romake në Shqipëri.

Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se ekspertët e kanë përcaktuar tipologjinë e këtij vari si një mausoleum me element të rrallë arkitektonikë e epigrafikë.

"Monumenti (rreth 9 m x 6 m, me dhomë funerare 2.40 m të lartë) ka dalë në dritë me një mbishkrim bilingual romak, kushtuar individit të varrosur Gelliano-s dhe perëndisë Jupiter. Ky është mbishkrimi i parë i këtij lloji i zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës"- thuhet mes të tjerash në postimin e Ramës. Versus.al

Poll