AKTUALITET /

Plotësohet amaneti i Janullatos/ Ja kush është Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Sinodi i Shenjtë ka vendosur Imzot Joan pasuesin e kryepeshkopit të ndjerë, Anastas Janullatos.

Shkruar nga Versus

Plotësohet amaneti i Janullatos/ Ja kush është Kryepeshkopi i ri

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka zgjedhur këtë të diel (16 mars) kryepeshkopin e ri.

Sinodi i Shenjtë ka vendosur Imzot Joan pasuesin e kryepeshkopit të ndjerë, Anastas Janullatos.

Kush është Kryepeshkopi i ri, Imzot Joani?

Mitropolit Joani, me emrin e lindjes Fatmir Pelushi, është një figurë e njohur në Kishën Ortodokse Shqiptare. Ai ka kryer studimet në shkollën teologjike ortodokse të Kryqit të Shenjtë në Boston, SHBA, ku u diplomua me gradën “Master of Divinity”. Studimet në SHBA u mundësuan falë një burse të ofruar nga shqiptarët në Amerikë, në kujtim të Peshkop Fan Nolit.

Pas përfundimit të studimeve, Joani u rikthye në Shqipëri, ku Kryepeshkopi Anastas e caktoi si pedagog dhe dekan në Akademinë Teologjike të Kishës Ortodokse Shqiptare. Ai shërbeu gjithashtu në disa zona të tjera brenda Kishës. Në 18 korrik 1998, Joani u zgjodh si Mitropoliti i Korçës dhe u fronëzua më 20 korrik të po atij viti.

 

Tags:

janullatos

Poll