Gazetari Artan Hoxha ndaj të cilit SPAK ka caktuar “detyrim paraqitje” duke e cilësuar si të përfshirë në bandën e Suel Çelës, ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit” lidhur me ngjarjet e ndodhura dhe akuzat e bëra ndaj tij.
Hoxha tha se biseda e tij me Suel Çelën në Sky Ecc ishte nxjerrë jashtë kontekstit dhe se ai vetë kishte pasur informacione se Ardian Çapja kishte urdhëruar vrasjen e tij. Gazetari tha se mafia më e madhe në vend nuk është krimi i organizuar, por politika.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Ylli Rakipi: SPAK e paraqet si shërbim që i bëni Suel Celës. I keni shërbyer Celës apo interesit publik? Mundet ti keni shërbyer edhe indirekt atij…
Artan Hoxha: Unë kam njohur të gjithë, di shumë gjëra. Me mua nuk mbarojnë punë kaq kollaj, isha përgatitur për burg. Plumbin e fundit nuk e mbaj për të vraë veten, nuk mbaroj punë kaq kollaj. Mua më ka ndodhur çdo gjë, nuk kam më frikë asgjë. Vijmë te pyetja, pse duhet të sajoja kërcënim unë? Unë kam këtu shkresë sekrete, ku thuhet Policia kriminale ka marrë info nga shërbim sekret dhe thuhet, i dënuari me burgim të përjetshëm ka urdhëruar vrasjen e Artan Hoxhës. Është sekret shkresa. Unë kam detyrimin të sqaroj publikun për atë që kam bërë deri sot,, për ato denoncime që kam bërë, dhjetëra hetarë kanabis, krimin e oragnizuar. Mafia më e madhe nuk është krimi i organizuar por politika.
Ylli Rakipi: Suel Cela dukej i interesuar për lajme të caktuara. Nga sa keni kuptuar ju pse i duhej dalja e informacioneve të caktuara? Ngrenë dhe akuza. Lekë ti ke marrë nga këta?
Artan Hoxha: Unë jam marrë me dosjen Tropoja, e di akuzën, që më kishin paguar ata që ishin masakruar. Kur nxorra 21 janarin, më pagoi Edi Rama. Tani që nxorra këto të Ramës, kush më ka paguar? Sali Berisha? Janë këta spin doktorat që mezi flasin shqip, i thonë lekëve leka, këta i thonë këta. Ke shkrime aty, që thonë e ka paguar Berisha, për të luftuar Bashën. Pra deri ku shkonin. Versus.al








