Prej disa ditësh në territorin e vendit policia rrugore ka ashpërsuar ndëshkimet për drejtuesit e makinave që i parkojnë këto të fundit në vende ku nuk lejohen. Për të liruar vendet ku makinat janë parkuar në mënyrë të paligjshme, përveç gjovbave po aplikohet metoda e heqjes së tyre me karrotrec.
Kjo ka ngjallur reagime nga disa prej drejtuesve të mjeteve të cilët kanë raportuar edhe dëmtime që mjetet e tyre kanë pësuar gjatë kësaj kohe.
Siç mësohet, karrotrecët privatë po marrin çdo makinë të parkuar gabimisht edhe pa patur një marrëveshje konkrete me policinë. Lekët që qytetarët paguajnë për të marrë makinat mbrapsht, raportohet se u shkojnë pronarëve të karrotrecëve privatë dhe jo shtetit shqiptar.
Një gjë e tillë është e paligjshme dhe përbën një shkelje të qartë që duhet hetuar nga prokuroria e Vlorës. Parkimi publik përballë fushave të sportit në Pyllin e Sodës është kthyer në pikë bllokimi private për makinat e sekuestruara. Versus.al







