
Lezhë- Një automjet repartit ushtarak në Vaun e Dejës është përplasur me një autoboot të ngarkuar me beton rreth orës 05:30.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 efektivë të Forcave të Armatosura të cilët janë transportuar në spitalin rajonal ku ndodhej jashtë rrezikut për jetën.
Përplasja ndodhi në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Dajçit" teksa automjeti me ushtarë ishte nisur drejt Mirditës për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë zonën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
"Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”, automjeti i Repartit Ushtarak Vau i Dejës, me drejtues shtetasin B. N., është përplasur me automjetin autobot, me drejtues shtetasin N. P.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç, banues në Shkodër (ushtarakë), pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetas B. N., të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit"
/ Versus.al








