AKTUALITET /

Policia e Elbasanit u bën thirrje banorëve: Largohuni nga zonat me rrezik nga zjarret, telefononi në rast nevoje!

Të gjithë inspektorët e policisë janë në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit lokalë për të ndihmuar banorët në nevojë dhe për t’i evakuuar nga vendet e rrezikut.

Shkruar nga Versus

Policia e Elbasanit u bën thirrje banorëve: Largohuni nga zonat me

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan u ka bërë thirrje urgjente për banorët e fshatrave që preken nga zjarret, të bashkëpunojnë ngushtë me punonjësit e policisë, kryetarët e fshatrave dhe njësive administrative, si dhe me Emergjencat Civile, për t’u larguar me shpejtësi nga zonat e rrezikuara.

Të gjithë inspektorët e policisë janë në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit lokalë për të ndihmuar banorët në nevojë dhe për t’i evakuuar nga vendet e rrezikut.

Forcat e Policisë së Elbasanit, Komisariati i Gramshit dhe Forca Kombëtare e Sigurisë në Tiranë po punojnë në koordinim me zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile për të ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe për të luftuar flakët.

Grupet hetimore po kryejnë kontrolle në të gjitha zonat e prekura, ndërsa helikopterët dhe shërbimet zjarrfikëse vijojnë me përpjekjet intensive për neutralizimin e zjarrit.

Policia apelon njëherë të tjera që banorët të largohen nga zonat në rrezik dhe të bashkëpunojnë me të gjitha strukturat shtetërore dhe lokale për të garantuar sigurinë e tyre.

Poll