Sot është dita e 20-të që vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se ka përfunduar në përroin e Darsit, në territorin e Bashkisë Klos. Pavarësisht kërkimeve intensive që kanë zgjatur prej 20 ditësh, deri në këto momente nuk ka asnjë rezultat.
Në operacionin e kërkimit kanë marrë pjesë forca të shumta, përfshirë ushtrinë, forcat “Shqiponja”, shërbimet zjarrfikëse të Matit dhe Klosit, punonjës të Bashkisë Klos, si dhe banorë të zonës dhe familjarë të të riut.
Sot me urdhër të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të mbërrijë një ekip i specializuar nga Kosova për kryerjen e kërkimeve nënujore, në shpresë të zbardhjes së fatit të 30-vjeçarit.
Mbrëmjen e djeshme Presidentja Osmani, si komandante e Përgjithshme e Forcave të Armatosura të Kosovës ka autorizuar një ekip të specializuar për kërkime nënujore të FSK, për t’u dislokuar në Klos të qarkut të Dibrës për të ndihmuar përpjekjet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit. Pritet të përdoren dronë nënujorë për të gjetur ndonjë gjurmë të 30 vjeçarit. Versus.al


