
Policia ka arrestuar 24 vjeçarin A.L i cili raportohet të ketë qenë drejtuesi i automjetit që përfundoi në përrua pas mesnatës së mbrëmshme në Klos.
Deri më tani rezulton se i riu ka qenë nën efektin e alkoolit gjatë kohës që drejtonte mjetin tip ‘Audi’ ku ndodhej pasagjer 30 vjeçari Jurgen Karaj i cili është zhdukur.
Shoferi përveçse është larguar nga vendngjarja pa ndihmuar shokun me të cilin ndodhej në makinë, nuk ka njoftuar as policinë për ngjarjen. Polumbarët vijojnë kërkimet në zonë për gjetjen e 30 vjeçarit. Versus.al

