Të injoruar, të shpërfillur dhe të përballur me një padrejtësi flagrante, 15 nga 16 taksistë e qarkut të Kukësit janë ngritur në protestë kundër një abuzimi të pastër me tarifat e kalimit në tunelin e Kalimashit një abuzim që ka një emër: kompania e biznesmenit Pëllumb Salillari dhe një heshtje që flet shumë ajo e institucioneve shtetërore.
Që nga 12 maji 2025, një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme, tarifa e kalimit për taksitë është rritur nga 100 lekë në 660 lekë për çdo kalim. Një rritje prej 560 lekësh pa asnjë paralajmërim, pa transparencë, pa justifikim.
Ata kanë fikur makinat anash rrugës dhe presin një përgjigje nga ana e shtetit dhe kompanisë Salillari.
Për Versus.al shoferi Bajram Gjana u shpreh se i janë drejtuar, Prefekturës, Bashkisë së Kukësit por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Ai shtoi se problemin e tyre e kanë diskutuar dhe me deputetin e zonës së Partisë Socialiste, Eduart Shalsi por ky i fundit është shprehur se nuk ka asgjë në dorë.
Ajo që i ka revoltuar më shumë taksistët është mënyra tinëzare me të cilën kjo tarifë u rrit.
Po sipas Gjanës me ardhjen e drejtoreshës së re në kompaninë e Salillarit, ndryshoi dhe çmimi, pa asnjë shpjegim, madje nuk denjojnë ti presin në takim.
Deri më tani u shpreh Gjana kemi punuar me telepasët, të lëshuara nga vetë kompania e Salillarit.
'Autovetura 4+1 6+1 8+1, deri në 2025 kemi pasur telepas dhe ka qenë 100 lekë një kalim. Me datën 12 maj një ditë pas zgjedhjeve ka ndryshuar tarifa pa asnjë njoftim në 660 lekë për çdo kalim.' u shpreh Gjana për Versus.al.
Pra, i njëjti ent që vendos rregullat, i kontrollon, i tarifon dhe tani po ua ngre çmimin.
Ndërsa një tjetër shofer prej 18 vitesh i linjës Tiranë-Kukës dhe anasjelltas pjesmarrës, Shpëtim Dopuzi pjesmarrës në protestë u shpreh para kamerave:
Me këtë tarifë ne nuk mbulojmë dot taksat. Ne mbajmë familjen me bukë me këtë punë. Le të shkojnë të verifikojë ku të duan për pagesën e taksave që ne kemi apo nuk kremi kyrer pagesat në rregull ndaj shtetit dhe shtei na detyrohet ne që të kalojmë direkt në tarifën 100 lekë.
Taksistët janë shprehur të vendosur që nëse nuk merren masa konkrete dhe urgjente, protestat do të përshkallëzohen pasi e gjithë kjo, jo vetëm që rëndon xhepat e taksistëve, por reflektohet menjëherë në çmimin që paguan qytetari i thjeshtë për një udhëtim.Versus.al
View this post on Instagram







