AKTUALITET /

“Prindërit e mi janë të varfër, s’paguajnë dot”, 14 vjeçari i plagosur te Fan Noli kërkon ndihmë: Kam 4 plagë me thikë

Brenda pak orëve nga hapja e "Gofund", janë mbledhur mbi 61 mijë euro nga 80 mijë të nevojshme.

Shkruar nga Versus

“Prindërit e mi janë të varfër, s’paguajnë

Tiranë- 14 vjeçari Luis Meçe i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 18 nëntor pranë shkollës “Fan Noli” ku u vra me thikë shoku i tij M.C, kërkon ndihmë për t’u kuruar pasi prindërit e tij nuk paguajnë dot faturën e spitalit.

Në “Gofund’ që është hapur në emrin e tij, i mituri tregon se është goditur 4 herë me thikë në stomak, shpinë dhe mushkëri në sherrin ku thotë se e kanë sulmuar 2 bashkëmoshatarë të tij.

“Përshëndetje, unë jam Luis Mecja, jam 14 vjeç, kam nevojë për ndihmën tuaj për t’u shëruar. Javën e kaluar më goditën 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri.

Unë kam një javë në spital, por prindërit e mi janë të varfër dhe nuk paguajnë dot spitalin, psikologun, fizioterapistin. Ju mund të shihni historinë time në facebook, instagram, lajmet se çfarë më bënë dy personat me thika, një masakër“-thuhet në mesazh.

Në pak orë, derisa shumë e nevojshme është 80 mijë euro, janë grumbulluar deri më tani mbi 61 mijë euro nga shqiptarët që janë bashkuar për t’i ardhur në ndihmë të miturit që i mbijetoi krimit të rëndë të ndodhur vetëm 200 metra larg shkollës ku kishte shkuar për t’i ardhur në ndihmë shokut të tij M.C që u vra me thikë nga 14 vjeçari tjetër M.P, tashmë i arrestuar. Linku i GofundVersus.al

“Prindërit e mi janë të varfër, s’paguajnë
Shuma e mbledhur deri më tani
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: