AKTUALITET /

“Problem arrestet me burg”, kryeprokurori i Përgjihshëm: Të aplikohen masa të tjera

Shkruar nga Versus

“Problem arrestet me burg”, kryeprokurori i Përgjihshëm:

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Olsian Çela ka raportuar sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë sa i takon veprimtarisë vjetore të institucionit që drejton.

Mes të dhënave që paraqiti para anëtarëve të KLP, Çela përmendi edhe një shqetësim sa i takon masave të sigurimit. Ai tha tha se duhet të ketë kujdes të shtuar dhe fokusi të mos jetë tek caktimi i masës së arrest me burg, por të shihen masa të tjera alternative.

“Ka një aplikim të ulët të masave të tjera sigurimit, përveç asaj të arrestit me burg, i është kërkuar prokurorive, të ketë një aplikim më të kujdesshëm, më të balancuar. Për këtë qëllim nxorëm edhe një udhëzim të përgjithshëm në korrik dhe u kërkohet që për mënyrën si i vlerësojnë kërkesat për caktim e masave të sigurisë të tregohet kujdes i shytuar dhe të jetë fokusi për caktimin e masave alternative nga jo arrest me burg. Nga prokuroritë pranë Shkallëve të Para nuk e kam gjetur këtë reflektim. Është në të njëjtin nivel, në mos më e lartë se një vit më parë”, tha Çela. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: