AKTUALITET /

Prokurorët në kërkim të bashkëpunëtorit që ndihmoi Markun të fshihte trupin! Ja për kë dyshohet

Dyshimet e hetuesve sillen rreth kohës së vrasjes: djali deklaroi se e vrau studentin në mëngjes, kur babai i autorit nuk ishte në shtëpi. Por diçka nuk shkon

Shkruar nga Versus
Prokurorët në kërkim të bashkëpunëtorit që
Mark Samson/ Ilaria Sula

Është më shumë se një dyshim, dikush përvec nënës mund ta ketë ndihmuar Mark Samson për të fshehur trupin e Ilaria Sulës.

Vëmendja e magjistratëve të prokurorisë së Romës tashmë është përqendruar te babai i ish-të dashurit të viktimës. Burri aktualisht nuk është nën hetim.

Në dëshminë e tij Mark Samson është shprehur se ishte vizituar nga Ilaria në mbrëmjen e 25 marsit dhe e vrau mëngjesin tjetër, pasi i solli për të ngrënë. Më pas ai pastroi gjithçka, hodhi një qilim të ndotur dhe lecka në kosh dhe e ngarkoi trupin e saj në makinën e tij.

Por diçka nuk shkon. Sipas analizës së celularit të viktimës, të cilin dyshohet se Marku e kishte marrë me vete, pajisja doli nga shtëpia në Via Homs në orën 10:36 të datës 25 mars.

Është shumë herët për të kryer të gjitha ato veprime. Një detyrë e vështirë, edhe me ndihmën e nënës së tij, e cila pranoi se e kishte ndihmuar në pastrimin dhe është nën hetim për fshehjen e një kufome.

Ka më pas një element tjetër që ushqen dyshimet: askush, në një mëngjes kaotik të së martës në Romë, nuk do të kishte vënë re një të ri që mbante një valixhe shumë të vogël në të cilin mund të fshihej një kufomë. Edhe duke supozuar nëse Marku kishte forcën për ta çuar trupin lart nëpër shkallë dhe në bagazhin e makinës, shumë pyetje mbeten pa përgjigje.

Për këtë arsye, prokurorët, dyshojnë se Marku mund ta ketë vrarë një natë më parë dhe se Ilaria nuk ka qëndruar vullnetarisht në shtëpinë e njëzet e tre vjeçarit.

Po pse të zhvendoset koha e krimit me 12 orë? Ndoshta vonesa kohore mund të shërbejë për të mbrojtur personin që ishte në shtëpi mbrëmjen e 25 marsit: babai i Markut.

Ndërsa priste autopsinë për të sqaruar kohën e saktë të vdekjes, policia italiane u kthye në banesën e Samsons tre herë, duke sekuestruar disa veshje, përfshirë ato që i përkisnin babait të autorit pë të kërkuar gjurmë biologjike.

Ndërkohë, hetimet vijojnë të zbardhin ditët pas vdekjes së Ilarisë./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: