
Mark Samson, autori 23 vjeçar i vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula, ka burgu “Regina Coeli” ku mbahet i arrestuar ka vendosur t’u dërgojë një letër prindërve të 22 vjeçares ku u kërkon falje mbi aktin makabër që ka kryer.
“Nga qelia ime ku do të qëndroj për disa vite. Çdo ditë mendoj për krimin e tmerrshëm që kam kryer dhe nuk di çfarë të them dhe nuk e di çfarë më ka ndodhur. Është banale të kërkoj falje për dhimbjen që kam shkaktuar, por dua t’i kërkoj falje Ilarias. Nuk e respektova kur donte të më linte. U çmenda nga dhimbja dhe humba kontrollin. Jam i gatshëm të paguaj për situatat e mia”- shkruhet në letër.

Filipinezi shton se është i gatshëm të paguajë mëkatin e kryer pa u justifikuar.
“Jam i vetëdijshëm për faktin se asgjë që mund të them ose bëj, nuk do jetë në gjendje ta lehtësojë sadopak dhimbjen e familjes. Nuk po përpiqem të zvogëloj përgjegjësitë e mia ose të shmang pasojat e veprimeve të mia, jam gati të paguaj për mëkatet e mia pa asnjë justifikim”- thotë autori në letër.
Megjithatë, sipas gjyqtarit hetues, version i Mark Samson për humbjen e kontrollit nuk mjafton për të shpjeguar aktin e rëndë që ka kryer. Dyshohet se studenti i arkitekturës ende nuk e ka treguar të gjithë të vërtetën rreth atyre momenteve tragjike. Hetimet po zhvillohen për të zbuluar bashkëpunëtorin që e ndihmoi të hiqte qafe trupin e pajetë të Ilarias që u gjet i futur në një valixhe të braktisur më pas në një zonë pyjore të Romës. Versus.al








