
Shoqja dhe mikja më e mirë e Ilaria Sulës, Maria Sofia Lombardo ka dhënë një intervistë për mediat italiane.
Ajo ka rrëfyer në intervistë momentin kur takoi Mark Antony Samson, ditën që ai e hodhi trupin e shqiptares në pyll brenda një valixheje.
‘Ai cope m*ti se ashtu duhet të quhet shkruante se donte të më takonte, një orë pasi hodhi trupin e saj. U ulëm të hanim dhe më tregoi për ulje-ngritjet që kishte me Ilarian. Jam e shkatërruar. Ishim praktikisht motra, sepse jetonim bashkë”, tha si fillim Maria.
Më pas Maria tregoi dhe mesazhet që merrte nga telefoni i Ilarias, ndërkohë që e përdorte Samson.
“Atë mbrëmje foli për palestrën, ishte shumë i qetë dhe nuk e përmendi Ilarinë, asnjë gërmim, asgjë fare. Ditët kur Ilaria ishte “zhdukur” më pyeti se çfarë po bëja, nëse dilnim, a shiheshim, biseda normale, aq sa kur u zbulua se çfarë kishte bërë nuk e besoja” është shprehur mikja e ngushtë e Ilarias duke shtuar më tej:
Nga telefoni i Ilarias, Samson më kishte shkruar se po njihte një dalje që ishte jashtë qytetit afër Napolit, se nuk donte të më dërgonte vendndodhjen e tij dhe pse e kisha pyetur tre ose katër herë gjatë bisedës gjatë gjithë javës. Dukej se si ai e dinte shumë mirë të shkruante si Ilaria.''
Vrasja e Ilaria Sulës nga ish i dashuri i saj, Mark Antony Samson ka tronditur mbarë opinionin publik.
Ajo çfarë është tragjike, Samson pasi e vrau Ilarian e futi trupin e saj në një valixhe dhe e hodhi në një greminë.
Ai dyshohet se bashkëpunoi me nënën e tij, e cila e ndihmoi të pastronte gjurmët e gjakut në dhomën e tij, si dhe me dy miq, që mund të kenë kontribuar në asgjësimin e trupit studentes shqiptare./Versus.al








